Vettingu/ Rama: Gjyqtarët si skutha, ankimuan Vettingun kur po nxirrnim Lulin nga çadra

12 Qershor 2017, 17:50Politika TEMA

Lideri i Partisë Socialiste Edi Rama, i quajti “skutha” gjyqtarët që depozituan në Gjykatën Kushtetuese një ankesë kundër ligjit të vettingut.

Gjatë një takimi në Malësinë e Madhe, Rama tha se reforma në drejtësi do të bëhet dhe forca që e bën këtë është Partia Socialiste.

Prapë do të ketë vështirësi. Ju i patë ata, Lidhja e Gjyqtarëve si skutha.

Ne kishim hallin si të nxirrnim Lulin nga çadra, këta me vrap si skutha në Gjykatën Kushtetuese për ta bllokuar Vettingun. Për çfarë?

Me motivacionin se është shkelje e të drejtave të njeriut që ne të kontrollohemi nëse kemi lidhje me krimin e organizuar. E kuptoni çfarë bande?

Edhe fjala kriminale nuk është e plotë. Këta janë më keq. Vettingu këto të treja ka, e para do të paraqitesh dhe to thuash këtë pasuri që ke si e vure.

Ke mbaruar shkollën filan vit, ke punuar këtu. Tashti më thuaj si i vure 8 shtëpi.

Doli një prokuror, e patë. Gjithë kush e kishte njohur i kishte falur nga një shpi. Një kushëri i nuses.

Si duket se sa e shihni, thonin që ky qenka njeri i mirë dhe t’i falë shtëpinë.

Si të kalojë Vettingu, do verifikohen. E para kush është vjehrra, e dyta edhe nëse ka vdekë e ka pasur mundësi.

Në qoftë se deklaratat dalin të rreme do të vijnë në Shkodër që më thanë që paska filluar njerëzit punë pa u hap institucioni. E dyta është lidhja me krimin. Këtë betejë do ta vazhdojmë dhe nuk e garon askush tjetër përveç nesh,” ka thënë Rama nga Malësia e Madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje