Zgjedhjet në Kosovë/ Majko: Rezultati ka nxjerrë fitimtarë të humbur dhe të humbur fitues

12 Qershor 2017, 14:06Rajoni TEMA

Nga Pandeli Majko

12 QERSHORI… I PRISHTINES

Në Kosovë u kryen zgjedhjet! Rezultati ka nxjerrë fitimtarë të humbur dhe të humbur fitues.

Politika është premtim në fushatë dhe vendimarrje në qeverisje. Palëve politike në Prishtinë tashme ju duhet të ulen me njëra tjetrën pasi votuesit (dhe jo politikanët) kanë vendosur që ti detyrojnë të merren vesh mes tyre për të ardhmen e Kosovës.

Vendit i duhet qeverisja që sigurisht është e ndryshme nga deklaratat e fushatës elektorale.

Në 12 qershor NATO hyri në Kosovë duke e fiksuar si ditë të clirimit të vendit. Në vitin 1999 shqiptarët dinin qartazi kundër kujt ishin dhe e fituan Luftën.

Sot, në 12 qershor 2017, Kosova ka një elitë politike që do të provojë mbi dallimet, se për cfarë duhet të jenë bashkë. Rrugëtimi nuk ka qenë i lehtë edhe si provë se udhëkryqet e paqes shpesh janë më të rënda në zgjedhje se sa ato të Luftës.

Në 1999 në Prishtinë hyri liria. Ajo u shërbye si gjellë e ftohtë. Pritshmëritë dhe realiteti kërkuan urën lidhëse të politikës. Politika në Prishtinë është bursa më e cuditshme në rajonin e trazuar ku fati shqiptarëve diskutohet si përmbajtje dhe jo formë. Shkolla e politikës e cila po krijohet në Prishtinë është e sofistikuar. Ajo që duket, shpesh, nuk është ajo që ndodh. Rregulli i saj i parë është se ardhmja është ajo që bëhet sot!…

Uroj pragmatizëm dhe marrëveshje për qeverisjen e Kosovës. Pragmatizmi ka kufi moralin e të mundëshmes. E mundëshmja ka dysheme marrëveshjen për qeverisjen. Dhe qeverisja të ha fitoren. Këtë të fundit, e di mirë kushdo që merret me politikë. Në fund, qëndron qëllimi i cili nuk diskuton koston por ekzistencën. Qëllimi, quhet Kosovë!

Gëzuar Lirinë! Gëzuar krizën! Gëzuar 12 qershorin e Kosovës!

4 komente në “Zgjedhjet në Kosovë/ Majko: Rezultati ka nxjerrë fitimtarë të humbur dhe të humbur fitues”

  1. Meti says:

    ti je gomar, perjetesisht gomar, u rrite u poqe dhe prape mbere Majko..
    kush eshte fitimtar o zotri, Thaci qe shiti atdheun dhe luften per pushtet, Lima qe shiti dhe te jemen vetem per korrupsion apo Haradinaj qe lepiu cfare beshtyu dhe vdiq te behej pak magazinier. shko o Majko shko.. se perhere si lavjerres e ke gjuhen dhe mendjen. Albin Kurti dhe Vetvendosja kane qene personazhet me te lavdishem dhe te panegocieshem te shqiptarve

  2. droga te ben dem, shikoni Koqon says:

    Politikane budallenje ka plote ky vend dhe te tjere po ky Majko eshte thjeshte nje k..kandari.

  3. Baliu says:

    Ka shanca te medha qe te perseritet skenari i zgjedhjeve te kaluara, pra qe nerkomtaret me “keshillat” e tyre ti thyejne prap vijat e kuqe te koalicionit LAA, per hir te “stabilitetit” te vendit. Pra “never change the losing team”.

  4. Kuq e zi says:

    Kur ldk me shoqni i shkuan vv per koalicion kjo e fundit tha po me kusht albini kryeminister por ldk nuk pranoi do ishin nje koalicion me 55% tani do ishin ne qeveri por jo ldk me inteligjencen e saj ja dhane shansin thacit qe con ne skenarin maqedonas
    Albini eshte kryeministri i ardhshem me hir e pa hir

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje