Agron Duka "çudit" elektoratin: Nëse nuk e doni Bashën, vetëm për Ramën mos votoni

13 Qershor 2017, 17:46Politika TEMA

Kreu i PAA-së, Agron Duka gjatë një takimi elektoral ka bërë një deklaratë të çuditshme.

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, ka kërkuar që edhe në ato raste kur nuk do të votohet për Bashën, vota të mos shkojë tek Rama, pasi me të sipas Dukës, nuk ecet përpara.

STATUSI I PLOTE

Mesazhi im sot për qytetarët shqiptar përgjatë shpalosjes së programit ekonomik të PD
“Votoni kundër Ramës edhe nëse nuk doni të votoni Bashën.

Me qeverinë Rama bujqësia do të mbetet në vend. Me këto investime që zhvillohen këtu katrahurë, shkatërrohen Monumente kulture, ndërtohet beton që të riciklohet pushteti i vet i ndyrë.

Me ato që bënë në plazh 10 vjet rrugë, kishin bërë të gjithë kanalet kulluese të zonës, kishin subvencionuar dhe naftën, i kishin bërë të gjitha, gjithë zona rurale do të ishte zona më e pasur jo vetëm në Shqipëri por ndoshta dhe në rajon. 15-16 milion euro, sikur të kishin dhënë 10% të tyre ne sot e kishim bujqësinë rajonale shumë të zhvilluar.

Unë gjykoj jo si demokrat sepse nuk jam shumë i ngarkuar me doktrinën e djathtë, por si një qytetar i thjeshtë i këtij vendi.

Jam natyrisht në listën e PD dhe jam i detyruar të bëj çdo lloj propagande për PD dhe i qëndroj stoik marrëveshjes që kemi bërë me PD, por edhe si një socialist, edhe si një njeri pa parti të votojnë kundër Ramës edhe nëse nuk duan me votu Bashën, sepse kështu nuk ecet përpara. Bujqësia do të ngelë në vend”

3 komente në “Agron Duka “çudit” elektoratin: Nëse nuk e doni Bashën, vetëm për Ramën mos votoni”

  1. Al says:

    …mos per ramen se ai ka nder mend te beje shtet. e kur ka shtet, ka dhe drejtesi. po pati drejtesi une shkoj ne burg! me plasi trapi per ju o delet e mia qe do vdisni me drite qiriu se ashtu ma tha makuteria ime dhe e shokeve te mi. mos votoni per ramen se do nuk na lere te shijojme parate qe ju kemi vjedhur!

  2. Spiro says:

    Klani Zemunit e dha direktiven. O zot mbaj doren dhe mendjen.

  3. Populli says:

    Ik ore hajdut i ndyrë.Të bëri dhe ministër surratin tënd PS.Harram e paç o kazan plehrash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje