Albert Bunjaku reagon pas deklaratave të Berishës: Kosova është mbi të gjithë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, ka reaguar pas deklaratave të Besart Berishës.

Bunjaku u shpreh se Kosova është mbi Besartin dhe mbi të gjithë.

Gjithsesi, ai theksoi se nuk ka marrë ndonjë informim zyrtar deri më tani.

“Nuk kam ndonjë informim zyrtar, as unë as FFK. Ai është vendim i tij dhe e respektoj atë. Kosova është e para. Askush s’mund të jetë mbi të. Ai është një vendim i tij të cilin e respektoj. Si me Besartin si pa Besartin, si me Albertin si pa Albertin, Kosova është mbi të gjitha”, deklaroi Bunjaku për “KTV”.

Aie komentoi rreth vendimit për ta lënë jashtë Berishën.

“Besarti ka pasur sjellje shumë të mirë. Gjatë bisedës që e kemi pasur me të, ia kemi treguar vendimin tonë, ku ai s’ka qenë i vetmi që ka mbetur jashtë. Ne kemi menduar që ai vendim ka qenë më i miri i mundshëm”, shtoi Bunjaku.

Ylli tjetër i madh që përfundoi jashtë formacionit ishte Milot Rashica.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *