Berishës i ‘djeg’ shumë Tropoja majtas me Ramën e Kodhelin, e ngatërron me Kukësin. 60 vite pa shkuar në vendlindje janë shumë…!

Nuk është pa gjë thënia që gjuha shkon aty ku dhëmb dhe djeg më shumë dhëmbi.

Kjo i ka ndodhur dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në profilin e tij në rrjetin social facebook Berisha ka hedhur një foto të Edi Ramës, kryeministër i vendit, me diçiturën: “Në Tropojë me overdozë.s.b”.

Në përpjekje për të sulmuar kryeministrin Edi Rama, duke postuar një foto të kapur nga videot, padashje Berisha ka bërë një gabim fatal.

Gabim që nuk i falet, pasi ngatërron vendlindjen e tij Tropojën me Kukësin që është kilometra larg dhe rreth tjetër.
Kjo sepse Edi Rama kryeministër i Shqipërisë këtë të martë ka qënë në takim me qytetarët e Kukësit, ndërsa në Tropojë ka qënë gati një javë më parë.

Por Berisha ka bërë këtë ngatërresë, pasi i ka dhembur dhe djegur aq shumë pritja që vendlindja e tij i ka bërë Edi Ramës, mbështetja që është dhënë për kryesuesen e listës së kandidatëve të PS për qarkun e Kukësit Mimi Kodheli dhe për kandidaten bijën e Tropojës Valbona Doçi, sa bën dhe gafa të tilla deri në papërgjegjshmëri.

I ka djegur shumë Tropoja majtas, sa e ngatërron me Kukësin.

Gjithsesi dhe mund ta mirëkuptojmë, pasi ka mbi 60 vite që nuk ka shkuar në fshatin e tij të lindjes Viçidol, ndërsa deri në Bajram Curri nën masa të forta sigurie ka qënë vetëm 2 herë.

Janë shumë vite dhe harron njeriu dhe vendin e tij nganjëherë.

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/rama-trap-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/rama-trap.jpg","attachment_id":"705595"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Sali-Berisha-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Sali-Berisha.jpg","attachment_id":"705593"}]
                 Loading...