Brukseli: Pranojmë rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, formoni qeverinë!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Eurokomisioneri për Zgjerim Johanes Hahn ka deklaruar se BE-ja i pranon të zgjedhurit e popullit në Kosovë.

Megjithatë, sipas tij, prej tyre pritet të jenë të vetëdijshëm për perspektivën evropiane dhe jetën më të mirë të qytetarëve të Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Ai ka porositur liderët kosovarë që sa më shpejtë ta formojnë Qeverinë e re. Rezultatet e parakohshme të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë tregojnë se koalicioni PAN ka arritur të fitoj më së shumti vota, mbi 34 %, mirëpo të pamjaftueshëm për ta formuar qeverinë e re.

Në Bruksel presin rezultatet zyrtare nga zgjedhjet në Kosovë, si dhe raportin nga vëzhguesit e BE-së, i cili pritet të arrije sot.

Hahn ka deklaruar se pret që këtë herë qeveria të formohet më shpejt se në zgjedhjet e vitit 2014, kur partive politike iu deshën disa muaj për formimin e qeverisë së re.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Brukseli: Pranojmë rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, formoni qeverinë!”

  1. Baliu says:

    Formimi i shpejte i qeverise se re varet shum nga BE. Nese subjekti me ma se shumti vota brenda nje muaji nuk gjene partner per ta formuar qeverine, atehere kryetari i vendit simbas kushtetutes duhet te ja jep mandatin per formimin qeverise subjektit numer dy. Kur dihet se ne Kosove eshte kryetar njeriu numer nje ne listen e Gjykates Speciale qe haptas ka bere fushate per koalicionin fitues PAN, pa trysni nderkombetare ai nuk do ta zbaton kushtetuten. Pra do te shihet se a do te jet trysnia ne drejtim te “stabilitetit” te dhunshem (si edhe deri tash), apo ne drejtim te normalitetit te natyrshem (nje epoke e shumpritur).

  2. vlora.vlora says:

    po pse do ju marin doren juve ,qelbesira

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *