Bushati vlerëson Topallin: E vetmja grua nga PD që ka bërë diçka për Shkodrën

13 Qershor 2017, 15:17Politika TEMA

Jozefina Topalli është e vetmja grua nga PD që ka bërë diçka për Shkodrën dhe duhet të mbjellim kulturën e bashkëpunimit politik”.

Deklarata vjen nga ministri i jashtëm Ditmir Bushati, gjatë një takimi elektoral me gratë dhe vajzat shkodrane.

“Shihni sot Partinë Demokratike dhe listën e kandidatëve të tyre për të kuptuar se cili është koncepti i kundërshtarit tonë dhe për rolin që duhet të ketë gruaja në shoqëri.

Një pjesë prej jush që e ndjekin politikën mund të mos i ketë shpëtuar fakti dhe polemikat që kam pasur në parlament me Jozefina Topallin.

E megjithatë unë pavarësisht se e kam dhe do ta kem kundërshtare politike, mendoj se Jozefina Topalli është e vetmja grua nga PD që ka bërë dicka për Shkodrën.

Dhe duhet të mbjellim kulturën e bashkëpunimit politik edhe këtu në Shkodër dhe jo kulturën e përjashtimit siç nxit Kryetarja e Bashkisë, sepse kultura e bashkëpunimit do të thotë t’i njohësh një meritë kundërshtarit.

Duke e rivalizuar kundërshtarin dhe duke bërë punë më të mira për këtë qytet përmes zyrave të punës, ku ne prap kemi në drejtim gra të cilat energjizojnë politikat e punësimit, përpiqen të bashkëpunojmë me biznese me autoritete të ndryshme që të nxisin punësimin e ndershëm dhe jo të nxisin paratë në këmbim të votës, dhe jo për të nxitur punën në këmbim të votës.

Ndjesë para grave dhe vajzave të Shkodrës për gabimet e së shkuarës, mes të cilave dhe ofrimi i një politike të fortësh e për të fortët”­ tha Bushati.

2 komente në “Bushati vlerëson Topallin: E vetmja grua nga PD që ka bërë diçka për Shkodrën”

  1. Lili says:

    Po ne te tjeret,mendojme se ajo ka dhane nje imazh te keqe te grave shkodrane edhe ne preferojme Voltanen, qe punon pa zhurm e pa fyerje per te tjeret. Po normal qe bushati preferon dizajnatore….
    Po c’keni qe aq shume i versulleni Voltanes? Fitorja e saj po ju pengon ne betonizimin e velipojes a cka?

  2. lepurushi says:

    Kjo deklarate tregon se ti je “lepurushi” politik i Rames. Dikur e shaje Jozefinen ne Parlament se te urdheronte Rama, sot e lavdron Jozefinen sepse keshtu e kerkon Rama, d.m.th. i denuar ti pershtatesh kurbes se ulet ose te larte te humorit/ qendrimit te rames ndaj PD-se dhe Jozefines, pavaresisht inkoherences totale ne deklaratat dhe qendrimet e tua ndaj Jozefines.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje