Gjin Gjoni padi për gazetarët, në gjyq një tjetër media: Më kanë cenuar nderin…!

Anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjoni, njëherësh gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe anëtar i Kolegjit Zgjedhor, ka nisur një betejë ligjore kundër mediave, me pretendimin se i kanë cenuar nderin dhe personalitetin.

Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij, Elona Çaushi, kanë paditur në Gjykatën e Tiranës gazetën Shqiptarja.com si dhe gazetarët Adriatik Doçin dhe Elton Qynon (gazetarë pranë Shqiptarja.com), duke u kërkuar dëmshpërblim për dëm moral, në vlerën 4 milionë lekë.

Në të njëjtën kohë, çifti Gjin Gjoni dhe Elona Çaushi kanë ngritur një padi edhe ndaj Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Shqipëri, BIRN Albania si dhe ndaj gazetarëve Besar Likmeta e Aleksandra Bogdani. Nga BIRN Albania dhe dy gazetarët, gjyqtari kërkon dëmshpërblim të përgjithshëm prej 7 milionë lekësh.

“Detyrimin e palës së paditur, shoqëria ‘Shqiptarja.com’ sh.p.k të dëmshpërblejë paditësin për dëmin jo pasuror të pësuar prej cenimit të nderit dhe personalitetit, në vlerën 2 000 000 lekë. Detyrimin e palës së paditur, shoqëria ‘Shqiptarja.com’ sh.p.k të përgënjeshtrojë deklaratat e bëra duke publikuar me shpenzimet e veta në gazetën ‘Shqiptarja.com”, vendimin e Gjykatës. Detyrimin e palës së paditur, Elton Qyno të dëmshpërblejë paditësin për dëmin jo pasuror të pësuar prej cenimit të nderit dhe personalitetit, në vlerën 1 000 000 lekë.

Detyrimin e palës së paditur, Adriatik Doçi të dëmshpërblejë paditësin për dëmin jo pasuror të pësuar prej cenimit të nderit dhe personalitetit, në vlerën 1 000 000 lekë”, thuhet në padinë e Gjin Gjonit.

Pretendimet  
Gjyqtari Gjin Gjoni, në padinë e tij, u referohet disa pasazheve të dy artikujve të gazetarëve Elton Qyno dhe Adriatik Doçi, botuar në gazetën Shqiptarja.com. konkretisht u referohet artikujve me titullin: ‘Gjermani e Francë sjellin përgjigjet për dosjen ‘Gjin Gjoni’’, dhe ‘Gati Vetingu, ja gjyqtarët që rrezikojnë largimin nga sistemi’. Gjyqtari ka shkëputur pasazhe nga dy shkrimet, duke pretenduar se janë të pabaza. Ç’është e vërteta, shkrimet bazohen tërësisht në dokumentet dhe njoftimet zyrtare të prokurorisë dhe ILDKP për Gjin Gjonin. Me anë të artikujve, gazeta ka informuar publikun rreth një prej njerëzve të drejtësisë, duke iu referuar vetëm dokumenteve të institucioneve shqiptare, në lidhje me ligjshmërinë e pasurisë së tij dhe përpjekjeve për të gjykuar dosjen.

Morali
Gjin Gjoni pretendon se me deklaratat e tyre, dy gazetarët dhe gazeta Shqiptarja.com i kanë shkaktuar dëm moral. “Pavarësisht se e dinin se me deklaratat e tyre kriminale do t’u shkaktonin paditësve dëm moral, kanë qenë shumë të vendosur, duke i theksuar dhe mbështetur deklaratat dhe akuzat e tyre, edhe nëpërmjet shpërndarjes së tyre në rrjetet sociale që përhapja të ishte sa më e gjerë”, thuhet në padi, me të cilën është njohur gazeta Shqiptarja.com.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Gjin Gjoni padi për gazetarët, në gjyq një tjetër media: Më kanë cenuar nderin…!”

  1. vlora.vlora says:

    Po pse o gjin kaubojsi c te bene te shkerdhyen gruan qelbesire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *