INTERVISTA/ Servet Pëllumbi komenton përplasjet PS-LSI: Partia Socialiste qeveris më mirë e vetme, një koalicion PS-PD nuk është i pamundur

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

ruci rama pellumbiProfesori i socialistëve, Servet Pëllumbi, e quan jo negative përçarjen PS-LSI, ndërsa mendon se PS qeveris më mirë e vetme.

I pyetur nga gazeta “Panorama” rreth një qeverisjeje PS-PD, profesor Pëllumbi nuk e quan të pamundur, por sipas tij kjo kërkon studime dhe platforma të veçanta.

Cili është mesazhi juaj për festën e PS-së?

Kur historia vihet në funksion të së tashmes, garantohet më shumë e ardhmja. Unë mendoj se kjo festë do t’i japë një impuls edhe më të fuqishëm fitores së Partisë Socialiste më 25 qershor.

Si e gjen kjo festë PS-në, më kompakte, më të organizuar, me suksese po jo pa dështime?

Mjafton të shikosh fushatën që po zhvillohet dhe mund të thuash me plot gojë që kemi një start të ri të Partisë Socialiste. Realisht forcat politike kalojnë nga një fazë në një tjetër dhe kanë etapat e tyre të zhvillimit. Mendoj se sot jemi në një stad që lidhet me fitoren e zgjedhjeve të 25 qershorit.

Si e shikoni mungesën e aleatit qeverisës në festën e PS-së, mungesë që nuk ka ndodhur më parë?

Problemi i aleancave trajtohet dhe zgjidhet sipas kushteve konkrete. Ka raste kur aleatët janë të nevojshëm, ka raste kur nuk janë të nevojshëm dhe ish-aleatët bëhen të dëmshëm për fitoren.

Mendoni se Partia Socialiste mund të qeverisë e vetme?

Plotësisht!

Ju e keni thënë më parë që PS do të ishte më e fortë e vetme, pa aleatin e saj LSI-në.

E kam thënë në gazetën tuaj më 2 gusht 2016. Kam thënë se “nga testimet rezulton se elektorati, ndryshe nga viti 2013, e quan jo humbje, por ‘shans’ për fitore, prishjen e imponuar të koalicionit me LSI-në”. Ajo që kam thënë atëherë, duket e qartë sot. Jo gjithmonë përçarja është për keq.

Sot kjo deklaratë qëndron, është më e sigurt se një vit më parë?

Po sigurisht, kjo duket më e qartë.

Ju keni kontakte me elektoratin socialist, çfarë thuhet për koalicionin me LSI-në?

Unë kam kontakte çdo ditë me elektoratin. Dje u ktheva nga Pogradeci dhe Korça. Ka një situatë shumë të shëndoshë në përkrahje të Partisë Socialiste. Baza është entuziaste për të mos qeverisur më me LSI-në.

Çfarë mendimi keni për një qeverisje të mundshme PS-PD pas zgjedhjeve të 25 qershorit?

Koalicionet e mëdha kërkojnë studime të veçanta, platforma të veçanta, marrëveshje të studiuara mirë, por nuk është një gjë e pamundur. Përvoja gjermane ka treguar të jetë e suksesshme.

Si e vlerësoni prezencën e doktor Halim Kosovës në festën e PS-së si përfaqësues i Partisë Demokratike?

Doktor Halimi është modeli i njeriut me të cilin mund të dialogosh, mund të bashkëpunosh. Kështu do të dëshiroja të ishin të gjitha marrëdhëniet dhe raportet me partitë, përfshirë dhe Partinë Demokratike.

Ka një simbolikë prezenca e tij në këtë festë, fill pas marrëveshjes Rama-Basha?

Është simbolike, madje vetë ardhja e tij është një mesazh për mendimin tim.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *