Koçi: Berisha, përmes burgosjeve, rrahjeve, grushteve të shtetit dhe vrasjeve shkroi një pjesë të rëndësishme të historisë së PS

Kreu i PSV ’91 Petro Koçi shprehet se Ka qënë Berisha ai që shkroi një pjesë të rëndësishme të historisë së PS.

Sipas tij, kjo ka ndodhur përmes burgosjeve, rrahjeve, dhunës, largimeve nga puna, heqjes së të drejtës së tubimit, pastaj me grushte shteti e deri tek vrasja e 21 janarit.

Një pjesë të rëndësishme të historisë së PSSH e shkroi Berisha.

Me histeri të tërbuar,

Me ngrirje të buzëqeshjes,

Burgosje,

Rrahje,

Bastisje policore,

Me prita prej cubi,

Përgjakje votimesh,

Me ndalim të së drejtës për të demostruar,

Me largime masive nga puna,

Me qethje kokash,

Me dhunë të egër mbi opozitën e viteve 92-97,

Pastaj me 14 Shtatorin 1998,

Pastaj me 21 janarin 2011”, deklaron Koçi.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *