Kotobelli: Nga Partizani dua trofe e Kombëtaren

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Vetëm pak ditë pas mbylljes së sezonit futbollistik, Partizani bëri goditjen e parë në merkato, duke zyrtarizuar Blerim Kotobellin si një përforcim cilësor për krahun e majtë të mbrojtjes, pozicion ku të kuqtë kanë vuajtur jo pak, aq sa stafi teknik ka qenë i detyruar të aktivizojë në këtë rol Lorenc Trashin.

Një lëvizje e bekuar nga Luciano Moggi, këshilltari i presidentit Demi, që ka marrë atributet e merkatos së Partizanit. Nuk ka qenë e vështirë për ta bindur 24-vjecarin, i cili beson te projekti i 15-herë kampionë të Shqipërisë.

“Partizani është një klub i madh dhe me një projekt ambicioz. Është pikërisht ky projekt që më bindi për ta pranuar ofertën këtij klubi.”

Kotobelli ka synime të qartë: Të fitojë trofe si protagonist në fushë me Partizani dhe në një të ardhme jo të largët të marrë ftesë për të qenë pjesë e kombëtares shqiptare.

“Sigurisht që kur vesh fanellën e Partizanit mendon për trofetë, por unë kam synim që një ditë jem pjesë e kombëtares. Partizani mendoj se do të ma japë këtë mundësi.”

Kotobelli ka kërkuar me ngul të mbajë veshur fanellën me numër 15, dëshirë që iu plotësua nga klubi i kuq. Mbrojtësi i krahut të majtë vjen pas tre vitesh me Teutën në Kategorinë Superiore, ku vetëm në sezonin e fundit numëron 34 ndeshje në Superiore, dhe një gol të shënuar në humbjen 2-3 me Korabin./SS/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *