Në kulmin e tensioneve me PS, Meta-Vasili bëjnë lëvizjen e radhës: Presin Idrizin në selinë e LSI

Një takim surprizë është zhvilluar mes kreut të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi si dhe kreut të Kuvendit Ilir Meta e Kreut të Lëvizjes Socialist për Integrim Petrit Vasili.

“BW” mëson se takimi është zhvilluar në selinë e LSI-së dhe situata dy javë para zgjedhjeve ka qenë në fokus të bisedimeve.

Kreu i PDIU-së, Idrizi ka qëndruar pak minuta më pas është larguar i pari nga selia e PS-së.

Nuk dihet ende saktësisht se për çfarë kanë folur tre liderët por si LSI ashtu edhe PDIU, dy forcat aleate të PS-së në qeverisjen aktuale kanë qenë më të sulmuarat nga kryeministri Edi Rama por edhe kreu i PD-së Lulzim Basha.

Në fotot e siguruara janë makinat e tre politikanëve të parkuara para LSI.

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/meta-me-idrizin-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/meta-me-idrizin-1.jpg","attachment_id":"704939"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/meta-idrizi-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/meta-idrizi-1.jpg","attachment_id":"565297"}]

1 komente në “Në kulmin e tensioneve me PS, Meta-Vasili bëjnë lëvizjen e radhës: Presin Idrizin në selinë e LSI”

  1. bythlepires says:

    Idriz patrioti c’fare po kullandis me agjentin sllavo-grek Like koke lopa!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *