Pas Metës "shpërthen" edhe Vasili: Ta çlirojmë Shqipërinë nga grabitqarët, drejtimi i ri nuk pret më

13 Qershor 2017, 16:23Politika TEMA

Kreu i LSI-së Petrit Vasili ka deklaruar se tashmë  është koha për një drejtim të ri, në qeverisjen e vendit.

Sipas tij  vendi ka nevojë të çlirohet nga grabitqarët.

Mes të tjerash Vasili pohon se ky është një shtet që të drogon dhe që të gjobit.

“Koha është tani për një drejtim të ri,
ta çlirojmë Shqipërinë tonë nga shteti grabitqar,
nga shteti që të gjobit,
nga shteti që të drogon dhe
nga shteti që të mbush me plehra.
Drejtimi i ri nuk pret më, të gjithë ne shesh.
Një shans për të gjithë!
LSI forcë e parë, LSI forcë e paparë.”, shkruan Vasili në një status në Facebook.

4 komente në “Pas Metës “shpërthen” edhe Vasili: Ta çlirojmë Shqipërinë nga grabitqarët, drejtimi i ri nuk pret më”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Nuk fitohet pushteti duke bere “Opoziten” ne fushaten zgjedhore !

  2. Agron says:

    Kur flet ky nuk kuptohet kush flet ! Flet Petriti apo flet Vasili !! Per mua flet nje puthadores i verber i udheheqesit te pagabueshem , timonierit te madh te partise trime dhe te pakorruptuar Floririt Ilir !!!! Me siguri do te kete marre edhe OK nga deputeti , ministri pa shkolle por i holle ne llogarine per xhepin e tij z. koka !!!! Ha.. ha … ha po talleni me kete popull i cili idiot nuk eshte por dhe shume trim nuk eshte !! Shikoni ne Russi ! Po vriten , burgosen e rrihen ne shesh per lirine e fjales dhe te drejtat e tyre duke patur perkunder nje diktator dhe diktature ndersa ne kemi ende respekt per te paftyre si vasili petrit i partise!

  3. Tralala says:

    Ku ishe deri tani more zagari Metes? Per cfare drejtimin flet apo I mendon Shqiptaret dele? Po Dritan Priftin do e perfshish ne drejtimin e ri? Mendon se Shqiptaret e harruan Ilir Meten me bllok ne dore? Ka nje vit qe LSI dhe ministrat e saj te
    drejtesise po bllokojne reformen dhe Vettingun. LSI mori fund. Vetem budallenjte nuk e kuptojne.

  4. ip says:

    Per ste punen e Çimit bere gje ? Po mire merre ne telefon dhe mbaroje kete Pune . Ndersa ate punen e konçesionit rregulloje Pak . I kam nje borxh atij mikut dhe me duhet ta mbaroj kete Pune. Asaj i kam rregulluar vajzen ne ambasade , keshtu qe e Kemi ne xhep dokumentin nga gjykata. Me ze dhe me figure o Petriti partise . T’ju vesh ju ne pushtet , i bie te dalim pa breke , prej çvatjes tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje