Rama: Pse duhet ta ndëshkojnë me votë Bashën gratë e Kukësit. Ja sa do të rrisim rrogat

Kryeministri Edi Rama e ka ndalur në qytetin e Kukësit marshin e tij të fushatës, aty ku premtoi për banorët më shumë mirëqenie dhe vende pune.

Ai i bëri një kërkesë të veçantë grave të Kukësit, të cilave ju tha se duhet ta ndëshkonin kreun e PD-së Lulzim Basha.

Asnjë kandidate grua nuk ka zgjedhur në këtë qark. Ka ardhur koha që ju gratë e Kukësit ta ndëshkoni me votë për këtë zgjedhje”,- tha Rama.

Në krah të cilit ka qënë kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë në këtë qark, Mimi Kodheli dhe kandidatja për Tropojën Valbona Doçi.

Në shumë vite keni dëgjuar, po dëgjoni të tjerë që premtojnë çudira, si ato që do ulin taksat komplet dhe do rrisin shpenzimet.

Politika e përçarjes e cila është ushqyer prej kaq shumë vitesh nga votat e njerëzve të zakonshëm është armiku më i madh. Unë nuk iu them demokratëve nxirreni Saliun nga zemra, vota është çështje mendje jo çështje zemre.

Kur votoni duhet të mendoni për atë që do të bëjë punët e vendit, jo për t’i gjetur një punë Lulit në qeveri”,- u shpreh

Rama ndër të tjera. Kryeministri tha se PS-ja është e vetmja forcë që mund ta bëjë rrogën minimale 300 mijë lekë, të rrisë me 40 % rrogat dhe të çojë mbi 5% rritjen ekonomike.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Rama: Pse duhet ta ndëshkojnë me votë Bashën gratë e Kukësit. Ja sa do të rrisim rrogat”

  1. Lili says:

    Po pse nuk e keni bere gjate ketyre viteve qe keni qeverise? Ku jane vendet e punes qe premtuat?
    Sa per grate,kukesi nuk ka pritur mimine per te pasur gra te sukseshme…Mimi eshte fyerje per grate qe mundohen cdo dite per te miren e shtepise tone: ajo eshte vetem nje parazite qe shijon nje lux te pamerituar ne kurriz te popullit fale afersise qe keni per te.E ky eshte nje kriter per aftesi qe per grate e kukesit eshte zero

    Bobobo sa vone po ju bje ne mend mireqenja e grave te kukesit.e zonave tjera te pazvilluara te Shqiperise. Vetem para votimeve! E vetem ky fakt ne nje bote normal meriton ndeshkimin tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *