VIDEO/ I moshuari nga Kanina e Vlorës ka një mesazh të veçantë për Edi Ramën, ja çfarë i thotë ai për 25 qershorin

13 Qershor 2017, 14:27Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetin social Faceboo,  ku një i moshuar ka shpjeguar se pse më 25 qershor do të votëbesojë Edi Ramën dhe kandidatin për deputet në zonën e tij.

“Më dha pronat Edi Rama, me gazetë dhe jo me llafe.
Kam vuajtur unë dhe babai. Kandidati Fatmir Velaj  do të marrë votën nga ne në Kaninë se s’bën. Do ta marrë votën sepse është djali jonë, është biri jonë, është vëllai jonë. Do ta marrë Edi Rama dhe kandidati që ka sjellë në kaninë. Do t’i respektoj se më dhanë pronat, më dhanë edhe paratë e burgut,”
thotë i moshuari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje