Vjen thatësira, KESH: Duhen importe të energjisë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Korporata Elektro-Energjetike Shqiptare i kërkon qeverisë të miratojë me shpejtësi vendimin, që e autorizon atë të nisë importet e energjisë.

Sipas të dhënave zyrtare, në fund të muajit prill niveli i ujit në liqenin e Fierzës ishte 16 metër më i ulët se një vit më parë.

Situata e katërmujorit është bazë mbi të cilën KESH programon gjithë vitin energjetik, përfshirë prodhimin vendas dhe sasinë që nevojitet nga importit.

Treguesit e këtij viti e kanë alarmuar korporatën. Përveç rezervës së ulët, KESH parashikon se edhe vera do të jetë e thatë ndaj i i ka kërkuar qeverisë që të miratojë sa më shpejtë vendimin për të nisur importet e energjisë.

Në vitin 2014, kur nisi programi i rimëkëmbjes së sektorit energjetik, banka botërore akordoi një kredi 150 milionë dollarë.

Brenda kësaj shume 25 milionë dollarë janë akorduar posaçërisht për të blerë energji elektrike nga import në rast thatësire.

KESH ka marrë miratimin e bankës për ta përdorur fondin, por paralelisht i duhet edhe miratimi i qeverisë.

Por fushata elektorale dhe ndryshimet teknike në qeveri duket se e kanë bërë më të vështirë kalimin e vendimit në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Burime nga kompania thonë se nëse qeveria nuk do marrë vendim për të filluar sa më shpejtë importin e energjisë, vendi mund të përballet me një situatë të vështirë energjetike. TCH

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Vjen thatësira, KESH: Duhen importe të energjisë”

  1. ''ai qe per 500vjt i sherbeu turkut dhe u hoq si turk,sot nuk mund te quhet shqiptar..............! says:

    lajm i ores se fundit,Athina: Asnje kw energji drejt bukeshkaleve te pabese sunitoshqipfoles.
    Shkuat per lesh o Zike arabi,mblidhuni ne sheshin Taxim/Skender dhe ferkojini sumen njeri tjetrit mbase del ndonje ”energia ilektrike”………….allah uakbar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *