Albin Kurti hap ‘portën’ për një qeveri koalicioni me bazë të gjerë

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes VetëVendosje, Albin Kurti, i bindur në fitoren e tij, ka ftuar të gjithë partitë dhe deputetët që ti bashkohen Lëvizjes VetëVendosje në formimin e Qeverisë.

“Ne ftojmë të gjithë koalicionin LDK-AKR -Alternativa dhe po ashtu deputetët  të koalicionit  PDK -AAK -NISMA, ti bashkohen lëvizjes në formimin e qeverisë”, ka thënë Kurti, i cituar nga zeri.info, duke theksuar se ditëve në vijim do të shpeshtohen takimet me partitë dhe deputetët në vend.

“Qytetarët kanë krijuar një situatë politike krejtësisht ndryshe. Dy koalicionet kanë pësuar humbje të thella. Në këto kushte ne deklarojmë se jemi të gatshëm të formojmë qeverinë”, ka shtuar Kurti, i cili beson se vullnetin e popullit nuk mund ta ndalë askush madje as  presidenti Thaçi, raporton “Zeri”. Por, Kurti nuk i përjashton nga lista e bashkëpunimit as subjektet serbe.

“Së pari ne i respektojmë pakicat ne kemi paralajmëruar dialog me ta për zhvillim të hovshëm e demokratik. Së treti ne do ti përfshijmë edhe pakicat në qeverinë tonë të re, kjo është nevojë e vendit tonë dhe obligim kushtetues dhe ligjor. Ndërkaq, ne nuk bëjmë pazare të tilla për pozita që ta deformojmë vullnetin e popullit”, ka thënë Kurti.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *