Basha takon lobin grek në Washington/ Çfarë iu ka premtuar këtë herë grekëve pas faljes së detit në 2007-ën?

14 Qershor 2017, 14:12Politika TEMA
Basha takon lobin grek në Washington/ Çfarë iu ka premtuar

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u nis dje drejt SHBA-ve, duke lënë në mes fushatën.

Por kë ka takuar ai sot në Washington lind pyetja? Basha sot ka patur një takim me shoqatën e himariotëve. Kjo për arsyen se lobi greko-himariot i SHBA është tepër aktiv  kohët e fundit  ndaj çështjes shqiptare. Ata kanë ushtruar presion të fortë ndaj qeverisë së Edi Ramës në vitin 2014 kur ai shpalli ndarjen territoriale të vendit dhe përfshiu një pjesë të Labërisë në Himarë. Ata dërguan në Tiranë tre kongresmenë që përfaqësojnë lobin grek në Kongresin amerikan.

E mesa duket lobi grek po paguan shuma të mëdha për një fotografi të Bashës me Presidentin Trump.

Por pse gjithë kjo para dhe gjithë ky lobim nga grekër për Bashën? Pasi iu fali detin, çfarë tjetër mund t’iu ketë premtuar ai grekëve vetëm që t’i mundësojnë një foto me Trump-in?

Greqia është nga ata shtetet që do ta shohë Shqipërinë të gjunjëzuar, ndaj edhe po punon fort me atë që ka dhënë prova që është në gjendje ta trahëtojë kombin e tij për hiçgjë, e jo më për një foto me Trump-in.

Basha ka zhvilluar takim me këtë lob edhe mars të 2016-ës, ku patën marrë pjesë Presidenti i lobit greko-himariot, prifti Kozmas Karavellas, anëtari i Bordit të shoqatës Peter Gikurias, Prifti Alex Karloutsos, anëtari i shoqatës Simo Dimas dhe Indrit Nina. Në takim e parë u tha së është diskutuar mbi të drejtat e pronave në zonën e Himarës dhe probleme të asaj që ata e konsiderojnë minoriteti etnik në Himarë.

Lobi greko-amerikan i Himarës është i organizuar përmes shoqatës Himarrioton Society of America. Me sa duket Basha, tenton të kapitalizojë atë që ka bërë për grekët me Marrëveshjen detare dhe ta kthejë atë në një mbështetje politike.

9 komente në “Basha takon lobin grek në Washington/ Çfarë iu ka premtuar këtë herë grekëve pas faljes së detit në 2007-ën?”

  1. krysho ludovik says:

    aman ky lobi himarjot jane nje tufe pleqsh qe s’kane me cfar te meren,sa per Himaren a ha leshte e currit kane me mare
    Lylbasha ben gabim qe ju premton gjera

  2. rroku says:

    O Zot cfare portretesh, si mafioze……..

  3. adi says:

    me ne fund dhe rilindja e pranoi qe basha do takohet me trump.
    eshte rast i paprecedente ne historine e USA qe nje president amerikan te takoje ne fushate elektorale kryetarin e opozites te nje vendi antar te NATO.
    dmth e ketij takimi eshte e thjeshte : shqiptare USA refuzon qeverine qe eshte ne tirane , nuk e pranon ate si partnere pra mos votoni rilindjen.
    nuk e di ngjela ca mendimi ka per aleancen e pathyshme shqiptaro-amerikane??????????
    PS: nese vertet himariotet vertet kane nje lob aq te forte sa te kondicionojne axhenden e presidentit amerikan , atehere lind nje pyetje e thjeshte : timonieri i madh dhe lideri global pse e kruan me himariotet???????

    1. Peco says:

      Ju keni thene nje te vertete te madhe; eshte vertete e paprecedent qe nje takim I tille Kurre kjo nuk mund te ndodh. As qe mund te mendohet se amerikanet do ti lejonin vehtes te nderhyjne kaq brutalisht ne zgjedhjet e nje vendi tjeter. Ata po sulmojne sot nderhyrjen brutale ruse ne zgjedhjet e tyre, si mund ta bejne kete ne nje vend tjeter?E kane bere ne vitin 1991 tek ne dhe ne ndonje vend tjeter I europes lindore, por te mos harrojme situaten e paprecedent te asaj kohe. Ndryshimi ishte kaq dramatic ne ate periudhe sa e perligjte nderhyrjen.
      Tani kjo nuk mund te ndodh kurre. Me fillimin e fushates elektorale ambasada amerikane ka heshtur ketu tek ne, per te mos u bere pale me askend ne zgjedhje. Te mendosh se Presidenti Tramp do te priste Bashen ne nje situate te tille? Kjo eshte thjesht marrezi. Ka te drejte Ramaa qe I quan Kazan mediatik. Kjo eshte njelloj sikur une te ngrihesha dhe te thosha tani se Lulezim Basha eshte thirrur nga prolurori dhe hetuesit e ceshtjes se shpenzimeve per rrugen e kombit. Dhe jane sajuar disa takime formale per te fshehur marrjen e tij ne pyetje. Pse logjike eshte kjo? Keto jane teori konspiracioni dhe asgje me shume.

  4. Jorgo says:

    Ngelet greket – greket!!! Po mire pak respekt per minoritetin qe ju ka dhene dhe ju jep voten nuk keni? Me qe dolet kaq hapur kunder grekeve, kete radhe do mirni qilloin e grekeve, aj siktir

  5. ILIRET says:

    Dhe thone se nuk ka me spiune. Ka spiun e bij spiunesh. Dhe keta jane te gjithe ne PD. Spiune te shkies dhe te grekut.

  6. Haka Tekizoti says:

    Një arsye tjetër e fortë për të mos i dhënë asnjë votë.

  7. fshatari pafshat says:

    Kaja bre nonen Shkipnise, se pak e ka. Vec toka i mbet, robi i ka hup.

  8. Fajeo says:

    He a shikoni mor miqt e mi allbanoza qe Himara eshte e populluar nga greket ,nuk ka lob shqiptaro himariot por Greko himariot,pranoini keto te verteta te pamohushme dhe mos na grabisni tokat nepermjet mafjes shteterore dhe paqja do sundoje ne keto ane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje