Gazmend Oketa në Zululand: Basha karshillëk Berishës? Vetëm kjo nuk mund të ndodhë

14 Qershor 2017, 21:02Sociale TEMA

Gazmend Oketa e filloi bisedën në Zululand duke shprehur shqetësimin mbi zgjedhjet.

“Frika mbi problemet në numërimin e votave sot është më e vogël, por jemi ende në situatën kur nuk po mundim të bëjmë zgjedhje normale; nuk mund të jemi të qetë përsa kohë që rregullat e lojës dhe arbitrin e bëjnë partitë e mëdha, që janë edhe lojtare”, tha ai.

Sipas tij, numërimi i votave duhet të lihet në dorë të trupës së mësuesve.

Më tej u fol mbi marrëveshjen Rama-Basha, e cila, sipas tij, ishte jo transparente. I pyetur nga Nano mbi efektet e çadrës, Oketa tha se “nuk është e vërtetë që çadra ka prodhuar liderin Basha; nuk është një aksion i vetëm politik, aq më pak çadra, që mund të të bëjë lider”.

I pyetur nga Nano nëse e beson që Basha ka vepruar ne kokën e vet në takimet e negociatat me Ramën, Oketa u përgjigj: “Këtë nuk e besoj; pse, ju e besoni?”

Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje