Kryemadhi: LSI nuk ka asnjë shans për në qeveri?! Zoti e deshi vendin kur e renditi të parën në listë…!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar deklaratat e një ditë më parë nga përfaqësues të dy partive më të madha politike në vend. Sipas këtyre deklaratave, se LSI nuk ka më asnjë shans për të qenë në qeverisje.

Por deputetja Kryemadhi në emisionin e mëngjesit në “News24” i ka cilësuar këto deklarata qesharake, dhe të shprehura në momente “paniku”.

Kryemadhi tha se pavarësisht përpjekjeve, këto deklarata nuk e dëmtojnë elektoratin e LSI, që sipas saj është i vendosur për ndryshim.

Deputetja e LSI tha se tashmë ka ardhur koha që “politikanët të lënë helmin e fushatës dhe të flasin për nevojat që shqiptarët kanë çdo ditë”.

Ndërklohë, Kryemadhi tha se “Zoti e deshi vendin kur e renditi LSI-në të parën në listë”.

Ku e sheh avantazhin e saj LSI?

Është një avantazh shumë i madh që kë LSI me listat dhe kandidatët e saj. Duhet t’i japim mundësinë të rinjve për ta drejtuar vendin, për të qenë në vendimmarrje.

Si është pritur kjo formulë me të rinjtë në elektorat?
E shoh që është pozitive. Njerëzit janë të lodhur nga politika, edhe vetë ne politikanët jemi të lodhur. Emra që kanë kandiduar disa herë, janë të lodhur edhe vetë.
Po të shohësh fushatën e të rinjve, vihet re pozitiviteti që kanë, durimi e dëshira për të dëgjuar njerëzit dhe hallet që ata kanë. Kurse dy partitë e vjetra, njëri kryetar flet për karrierën e vet, e tjetri sesi pi kafe.

Çfarë kanë përfaqësuar tek programi i LSI këta të rinj?

Së pari është programi, i cili synon arsim dhe punësim për të rinjtë. Arsimi profesional është shumë i rëndësishëm. Me interes është krijimi i vendeve të punës për të rinjtë. Programi ynë është real dhe platformë e realizuar me kujdes.

Dje ka patur disa deklarata të forta se LSI nuk ka më asnjë shans për të qenë në qeverisje. A e dëmton kjo elektoratin tuaj?

Këto janë deklarata përveçse qesharake, edhe të vendosura në panik. Këto nuk e dëmtojnë aspak elektoratin.

Jam e bindur se nuk do guxojë njeri jo vetëm të prekë votën e shqiptarëve, por edhe ta deformojë atë. Askush nuk mund t’i ndalë të rinjtë që duan ndryshim që të dalin nga kjo situatë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Kryemadhi: LSI nuk ka asnjë shans për në qeveri?! Zoti e deshi vendin kur e renditi të parën në listë…!”

  1. devis says:

    Po patjeter leshelija pergatit kalamaj te pashkolle e fare eksperience per te drejtuar vendin. Sigurisht keshtu e mendon udheheqja e leshelise, pasi mendojne se mund ta kene me te lehte per te vjedhur e zhvatur kete vend. Suksese Leshelise atje ku do te perfundoje.

  2. Mira says:

    Te verifikohen goglat e shortit te numrave ne KQZ, ishin mbeshtjellese te vezeve kinder te shenjuara. Mona qe ka futur zarat e vet gjitheandej i dha drejti. Mafioz dhe ketij problemi.. tani ben sikur numri 1 i erdhi nga qielli gagaaaa bej qef o perbindesh bej

  3. lani says:

    kujdes zonje, se nga vendi i pare ne te fundit kalon shume kollaj.Merreni me qetesi e dashuri,se kur zbret shkallet,mund te pengohesh dhe thyen edhe qafen,qoftelarg!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *