Mashtrimi i Bashës, thotë se e takoi Trump në një event që është mbajtur më... 9 maj

14 Qershor 2017, 20:55Politika TEMA

Kreu i opozitës Lulzim Basha jo vetëm që nuk e ka takuar kokë më kokë në Shtëpinë e Bardhë presidentin Trump, por edhe ka gënjyer opinionin publik me emrin dhe llojin e eventit ku do të ndodhej.

TemA zbuloi se Basha është fotografuar me Trump ditën e djeshme pra në 13 Qershor në një takim për mbledhje fondesh për fushatën e guvernatorit Scott Walker, në Milwaukee.

Por Basha pati njoftuar se do të ndodhej në këtë datë në një tjetër event, në tryezën e diskutimit të WIOA- The workforce Innovation and Opportunity Act (Akti i mundesise dhe inovacionit per fuqine punetore).

Në websajtin zyrtar të eventit ndodhen të publikuara datat e këtij eventi, që janë 9 dhe dhe 10 maj, pra kur Basha nuk ndodhej në SHBA.

Nga përshkrimi eventit duket se aty merr pjesë guvernatori Walker, në takimin e të cilit Basha ka shkuar në 13 qershor, për tu fotografuar me Trump.

Më poshtë, linku që tregon kur është mbajtur eventi për të cilin Basha gënjeu:

http://www.cvent.com/events/wioa-roundtable/event-summary-691cd1f519b54af4928871b78b82a1d1.aspx

2 komente në “Mashtrimi i Bashës, thotë se e takoi Trump në një event që është mbajtur më… 9 maj”

  1. Bisha says:

    Pse 9 Maji para nje jave eshte?
    Mashtrusa

  2. isko says:

    nuk jeni burra por —-, e dini vete se cfare jeni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje