Nënkryetarja e LSI: Rama e Basha shembull i pazarit të Izraelit. Qeverisjes i vë notën dysh!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nënkryetarja dhe kandidatja e LSI-së për deputete Monika Kryemadhi ka folur me tone të ashpra ndaj dy partive rivale PD dhe PS dhe krerëve të tyre.

E pyetur për thirrjet e krerëve të këtyre dy forcave për ata që kanë ikur tek LSI të rikthehen, Kryemadhi solli si shembull pazarin e izraelitit duke thënë se si kryeministri Edi Rama ashtu edhe kreu i PD-së Lulzim Basha i kanë partitë e falura.

Kryemadhi i ka vënë edhe një notë qeverisjes me PS-në. Ndryshe nga Meta që vuri 8 për dy vitet e para dhe 4 për dy vitet e dyta, Kryemadhi mezi i dha një pesë për fillimin dhe dysh nga 2015 deri sot. Ajo foli dhe për sondazhet, duke thënë se sondazhet e Sorosit e morën në qafë Hilary Clinton.

Ju shqetësojnë shifrat e sondazheve? Absolutisht jo. Edhe ne bëjmë sondazhe. Sondazhet e Sorosit janë ato që morën më qafë Hilarry Clinton, e njëjta gjë po ndodh edhe në Shqipëri.

Dje patë një problem me numëruesit? Edhe sikur të mos ketë numërues LSI-ja as mos ta çojë kush në mend të prekë votat e LSI-së.

Si ndikon tek LSI fakti që Ilir Meta do jetë President? Më 24 korrik merr mandatin e Presidentit. Është energji pozitive që shkon tek rinia. Ne kemi nevojë për zë të fortë sot që thotë të vërtetën, që bën diferencën mes reales dhe virtuales. Kemi jetuar në virtualitet dhe mendoj se shqiptarët duhet të zgjohen. Çdo shqiptar duhet të votojë, s’ka rëndësi se për cilën parti. Në Shqipëri është pjesëmarrje e ulët por më 25 qershor kam bindjen se pjesëmarrja do të jetë shumë e lartë. Do të ketë të rinj.

Është folur edhe për përgjegjësitë e LSI-së në qeverisë? Sigurisht kemi përgjegjësitë tona dhe nuk u shmangemi. Ky është ndryshimi mes nesh. Edhe kur bëjmë gabim, kërkojmë falje. Rama thotë penalltinë do ta gjuaj vetë se topi është i imi, kur bëhet fjalë për të mira. Kur është fjala për të këqija jo e ka fajin LSI.

Reforma administrative ka qenë gabim i madh. Kemi bërë shumë mirë që kemi shkrirë njësitë por shërbimi nuk ekziston më. Bashkitë kontrollohen nga qendra, janë të centralizuara. Njerëzit harxhojnë para pa fund për të marrë një certifikatë. Një kalvar vuajtjesh dhe shpenzimesh të mëdha. Edhe shërbimi shëndetësor, edhe atë arsimor dhe i transportit, mungesa e pastrimit të territorit. Pas 25 qershorit duhet parë.

Si Rama dhe Basha iu kanë bërë thirrje të larguarve tek LSI të kthehen në këto dy forca. Ju keni bërë thithje anëtarësie? Njerëzit nuk janë më budallenj. Shqiptarët janë shumë të mençur që të kuptojnë se kush i do vërtetë. Nëse do i konsiderosh si skllevërit e tu, ata të japin dërrmën. Zhgënjimi si tek PS si tek PD është i madh pasi kanë marrë dhuratë partitë e tre.

Është si pazari i izraelitit. Kur shkon të blejë e pyet, a ta ka lënë babai apo e ke bërë vetë. Sepse po t’ia ketë lënë babai, mund të ulë pazar se nuk i dhimbset, ndërsa nëse e ka bërë vetë nuk i hyn pazarit se e di që e vlerëson shumë shtrenjtë. Kështu ka ndodhur edhe me dy partitë.

Çfarë mendimi keni për marrëveshjen me PS? PS nuk i ka qëndruar marrëveshjes as për ligjin e arsimit të lartë dhe as për koncesionet. Kurse LSI i ka qëndruar në të gjitha pikat. Meta i vuri 8 dhe 4, po unë gjatë gjithë kësaj periudhe do mendoja 5-6 dhe pas 2015 as dysh nuk do i vija.

Pretendimi për të dalë forcë e parë LSI mos duket e ekzagjeruar? Unë e besoj vërtet, se besoj te fuqia e të rinjve. Sepse ka shumë votues të rinj, që duke votuar për LSI-në do të votojnë për të ardhmen e tij.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Nënkryetarja e LSI: Rama e Basha shembull i pazarit të Izraelit. Qeverisjes i vë notën dysh!”

  1. hysen says:

    oterinj te Temes,

    Lu lutemi nqs deshironi qe gazeta te lexohet mos na nxirrni cdo moment Lesheline, ato plehra te cilet e kan vendin ne sharre.

  2. lul hollandezi says:

    ti i ve noten dy,por e di ti se cfare note te vene shqiptaret ty,ilirit e partise tuaj? Po ta them une: zero me xhufke dhe me qetesi e dashuri e me pak tolerance ,hajde te themi se do u veme ne zgjedhjet e javes tjeter noten 1+.Dhe degjo ti moj legene dhe kete e keni shume.

  3. JO VOTE NEXHMIJES ,JO VOTE L.S .I. Jo vote hajdutit Ilir Meta dhe kesaj buces qe nuk u ngopen me te vjedhur .
    Ju ka ikur qetesia se nuk kane me rolin e kurves . Jane te gjithe te peshtire .
    Kjo bucja , me falni ,qe e ka suratin si byth , eshte strumulllari i gjithe te keqiave ne ate kurve parti.
    Mallkuar qofshin me qjithe femij. Femijet e tyre do dalin me monstra se prindrit e tyre dhe Shqiperia nuk do gjej derman ne breza. LSI po i lan trurin te rinjve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *