Reagojnë socialistët pas presioneve: Nëse nuk e dekreton qeverinë Ilir Meta, do e dekretojë presidenti Fatos Nano

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Konflikti mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, duket se ka arritur majat.

Shfaqja e Fatos Nanos në këtë pikë kulmore ka ngjallur shumë dyshime dhe aludime.

Por pse ish-lideri i PS doli në skenë tani. Cilat janë planet e Ramës dhe Fatos Nanos dhe pse LSI është acaruar kaq tepër me kryeministrin?

Në përvjetorin e PS, Nano dërgoi një mesazh goditës për LSI.

Përveç postimeve në internet, janë dhe vetë deputetët e PS që e mirëpresin rikthimin e Fatos Nanos, madje dhe si president.

“Rikthimi i Nanos është një risi. Kthimi i tij si president varet nga vrasja e LSI me votë më 25 qershor. Varet nga vetëvrasja e Ilir Metës”, tha Bujar Çela për “Sot.

Në të njëjtën linjë ka qenë dhe Sadri Abazi, duke deklaruar se dyert për Nanon, qoftë dhe si president janë të hapura.

“Nano është në të drejtën e tij. Ai si lider historik ka të drejtë sa të dojë të vijë në PS. Sa i përket termit Nano president, kjo s’është në dorë të tij por në dorë të deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë. Por jemi me dyer të hapura për këdo”, tha ai.

Edhe aleati i socialistëve, Petro Koçi, deklaroi se rikthimi i Nanos është një gjë shumë pozitive.

“Rikthimi i tij, moment emocioni nga socialistët e vjetër.

Tregon që tashmë ka një marrëdhënie të ngrohtë mes tij dhe PS.

Ky është një sinjal që tregon se vlerat historike dhe politike dhe njerëzore duhet të shfrytëzohen, për të marrë mësime të vyera”, tha ai.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

15 komente në “Reagojnë socialistët pas presioneve: Nëse nuk e dekreton qeverinë Ilir Meta, do e dekretojë presidenti Fatos Nano”

  1. mihali says:

    pse jo? midis nje tragaci si ilir lesh meta,sic po tregohet keto dite e sic po flet le te vihet me mire ai,se me i mire se ilir trimi i xha Beqos e partiaku i LS-ise do jete.Vendi ka nevoje per president te gjithanshem e te te gjithe popullit dhe jo president te nje partije qe ben si femijet e vegjel kur inatosen me prinderit.Qenka me te vertete nje zhgenjim i madh ky gollaku i LS-ise,shpresa e fundit e doktor leshit.

  2. ben says:

    Mire rilindasit do zgjedhin Fatosin , se per ta zgjedhur duhen 71 vota . Po per te shkarkuar Ilir Meten ku do i gjejne votat se duhen 105 vota???????

    1. miu says:

      Po pse athere u bene bashke edi me salen….?!

    2. o tyt says:

      Ku i ke pare 105 or tyt! Duhen 2/3, ose 93 or rrot!

    3. shqip says:

      Jo gjithmone duhen votat per shkarkim. Ka edhe proçedim penal per shkelje . Po sikur çeshtja Prifti-Dia-Floriri-Balili , etj ? Po sikur ata ustallaret e Bkh te kene nje dosje qe ….. ? Ky rrembim e shkarje nga njeriu ” me qetesi dhe dashuri “, çoç na thote . Nese nata e 18 majit e ka vendosur , 105 vota behen .

    4. Grigor says:

      Nuk kane nevoje per 105 vota. Nqs presidenti thyen ligjet e kushtetutes, pra akuzohet per shkeljeen ligji, atehere parlamenti ja kalon gjykates dhe marrin ata vendim.

  3. kombi says:

    MIDIS DY TE DISKRETITUARVE , ESHTE ME MIRE FATOS NANO , ILIR META ESHTE TREGUAR GJITHMON DJALLEZOR ,PRANDAJ DUHET TI VIJE FUNDI I TIJ .

  4. Shqiptar i vertete says:

    Populli shqiptar i meriton udheheqesit e tij, si Flori Likja dhe Fatos Zan Caushi. Te dy ,pjella te komunizmit, antishqiptare dhe hajdute.

  5. optimizem per vendin says:

    Po lexoj komentuesit dhe nxierr konklyzion: Ketu nuk eshte probleme komunizmi dhe kush merret me gabohet dhe gabohet se edhe Pd kishte komunistin Sali Berisha dhe Ps komunistin Fatos Nano ne qoftese do ti quanim komunista per shkak se kane qene antare te Partise Punes por ka nje ndryshim te madh; Saliu nje agjent, antikombtar, kriminel dhe hajdut. Per karrike pushteti vret cilindo si edhe ka bere, ndersa Fatosi nje intelektual inteligjent, demokrat, tolerant, por dembel. Per hajdut dhe ai nuk diskutohet. Vendi i presidentit eshte me i pershtatshmi per Fatosin ne kushtet qe jemi dhe situatat e reja qe jane krijuar se per çdo gje veprohet sipas kohes. Dhe diçka per Ilir Meten: Iliri perfundimisht, ditet e fundit nxorri gelbasen qe e mundonte gjate gjithe ketyre viteve ne politike, por kjo nuk e pastron por e fundos si politikan per te mos e vazhduar rrugen qe pretendonte “me qetesi e dashuri” , hipokrite dhe djallezore. Perfundimisht u detyrua te çfaqet si “rrugaç” si rezultat i sjelljes se Edi Rames qe ishte “ngopur” me te per keto 4 vjet dhe i kishte humbur durimi per te ndertuar shtet te vertete te se drejtes e demokratik. Nuk mund te vazhdonte me tej Shqiperia me me kete pseudodemokraci te stamposur nga Sali Berisha. Iliri Meta pas asaj qe shprehu ne konferencen e shtypit per mos dekretim te qeverise, nje gabim fatal i tij ne kushtet e humbjes perfundimisht te ekuilibrit, duhet qe ne qetesi te mendoje te jap doreheqjen para 24 korrikut dhe te vazhdoje punen me partine lugate qe ka ndertuar. Si duket, ishte sinjali i fundit i njerzeve qe kane marre peng Shqiperine prej ketyre 26 vjeteve, ishte fundi tranzicionit shqiptar qe e lane vendin te varur nga interesat e tyre duke u çfaqur ne forme si demokrat, por ishin nga me njerezit e zese qe pushtuan politiken shqiptare. Shqiptaret me 25 qershor duhet te votojne Ps-ne ne mase qe tu hapet porta e drejtesise dhe ajo europiane sepse eshte momenti qe Europa ka shume nevoje per Shqiperine sot dhe perfitimi do te ishte shume i madh per shqiptaret. Nga keta njerez kemi humbe shume. Le te mos vazhdojme te humbasim ende.

  6. perkthyesi says:

    Midis ketyre dy delenxhinjve, mbase Nano eshte me pak delenxhi!

  7. spartaku says:

    Fatos Nano eshte i pranueshem per president,se e kemi inatin me Ilir Meten.Me sa po shikojme Meta po sillet shume keq.Ai eshte njeri i hilev,dredhive dhe i pabesive.Eshte djalli vete si Sali Berisha.Nga Meta do fundoset LSI-ja.Meta nuk e meriton per president.Ka me te mire se ai.

  8. Adelina Greca says:

    Kot digjni dhjamin rrotull mulles o dele me keto diskutime rilindare. Postin e presidentit e merr Edvin Rama. Edhe president, edhe KM edhe trajner i kombetares.

  9. Socialisti says:

    Me falni por a e ka degjuar njeri kete emer per deputet Bujar Cela?? Po Sadri Abazi ceshte?? Petro Koci nuk eshte ne PS.
    Flasin per socialistet ata te cilet nuk kane asnje lidhje me PS.
    Edi Rama u therr me Fatos Nanon. Atij, Fatosi i tha te mora nga Franca me thonj te zeza e te pista. Tani na duhet Fatosi.
    Por edhe Fatosit si pensionist, i duhet Edi, per te thene jam gjalle akoma.
    Fatosi dhe kushdo tjeter ne kete vend e dine se nuk mund te behet president, sepse askush nuk e do, as Edi vete.
    Lojrat me pushtet, i kane harruar shqipetaret e varfer e socialistet e varfer, qe votojne PS. Ata qe punojne nga mengjesi ne darke per te mbajtur gjalle familjen, per te shkolluar femijet, per te paguar faturat e majme, etj. As Fatosi e as Edi nuk jane PS. Ps vete, po shkon drejt “likujdimit total” sepse e drejton Edi Rama qe ne kete fushate ka veshur strecet dhe bashke me gocat e bashkise si nje demagog ambulant po flet pa timon, dhe me ze te ngjirur, nga gryka e zene prej tepsise qe hengri i vetem keto kater vite duke i lene socialistet te benin sehir elisat, brisidat, ogertat, juliat, mimkat, sonilat, belindat, e plot e plot te tjera e te tjere nga keta josocialiste.
    Socialistet jane tjeter gje, nuk kane lidhje me Edi Ramen, por as me te degraduarin Fatos Nano.
    Botojeni komentin dhe mos censuroni duke lejuar vetem komentet e pionereve te Edit nga kati i pare i Kryeministrise..

  10. sit... back..and relaks →→→ says:

    A u dhjefshi o shqiptare, tallin bythen tosi me salen sot e kesaj dite shqiptaret. Po pse more koketrashe mbaruan njerezit e zgjuar ne kete vend qe te rrotullohemi rreth langaraqeve, pijaneceve, bixhozxhinjve dhe atyre qe e ngriten korrupsionin ne sistem. Po i harruat pordhet e Tosit kur tallte bythen me KPD dhe shqiptaret. e harruat Tosin qe i u puth me Saliun, me ate qe rropi, vrau e si la gje pa bere ketij vendi. Po kaq te trashe jeni. Nqs Rama pretendon te dekretohet ng Fatos Nano ta dije se ka humbur nje dore te mire votash dhe vetem sa do shtoje listen e atyre qe do e cojne voten e tyre dem. Po me Tosin do beni vetting o shqiptare, apo e harruat premtimin per katharsis qe humbi rruges sapo tosi siguroi pushtetin etij personal. I meritoni plotesisht ata qe ja u bejne mutin mbi koke nga mjesi deri ne darke.

  11. Treviso says:

    E mira e Fatos Nanos eshte te rrije jasht politikes. Nuk ka pse te njolloset partia Socialiste me ardhjen e fatos Nanos. Nuk duhen harruhar poshtersite qe ka bere Zoti Nano ne korriz te popullit shqiptare. Populli nuk ka nevoje per presidente kurva, por per njerez serjoze. I skadon mandati nje presidenti koqe dhe zevendesohet me nje hajdut dhe mafjos, te drejtoje shtetin. Kjo eshte pare vetem ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje te mihali Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *