Reagojnë socialistët pas presioneve: Nëse nuk e dekreton qeverinë Ilir Meta, do e dekretojë presidenti Fatos Nano

Konflikti mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, duket se ka arritur majat.

Shfaqja e Fatos Nanos në këtë pikë kulmore ka ngjallur shumë dyshime dhe aludime.

Por pse ish-lideri i PS doli në skenë tani. Cilat janë planet e Ramës dhe Fatos Nanos dhe pse LSI është acaruar kaq tepër me kryeministrin?

Në përvjetorin e PS, Nano dërgoi një mesazh goditës për LSI.

Përveç postimeve në internet, janë dhe vetë deputetët e PS që e mirëpresin rikthimin e Fatos Nanos, madje dhe si president.

“Rikthimi i Nanos është një risi. Kthimi i tij si president varet nga vrasja e LSI me votë më 25 qershor. Varet nga vetëvrasja e Ilir Metës”, tha Bujar Çela për “Sot.

Në të njëjtën linjë ka qenë dhe Sadri Abazi, duke deklaruar se dyert për Nanon, qoftë dhe si president janë të hapura.

“Nano është në të drejtën e tij. Ai si lider historik ka të drejtë sa të dojë të vijë në PS. Sa i përket termit Nano president, kjo s’është në dorë të tij por në dorë të deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë. Por jemi me dyer të hapura për këdo”, tha ai.

Edhe aleati i socialistëve, Petro Koçi, deklaroi se rikthimi i Nanos është një gjë shumë pozitive.

“Rikthimi i tij, moment emocioni nga socialistët e vjetër.

Tregon që tashmë ka një marrëdhënie të ngrohtë mes tij dhe PS.

Ky është një sinjal që tregon se vlerat historike dhe politike dhe njerëzore duhet të shfrytëzohen, për të marrë mësime të vyera”, tha ai.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...