Të gjithë trajnerët duan Memushajn. Pas Donadonit e kërkojnë edhe Tramexani me Bielsën

14 Qershor 2017, 16:48Sport TEMA

Paraqitjet në këtë sezon të parë në Serinë A kanë kthyer Ledian Memushajn në një futbollist shumë të kërkuar në merkaton e futbollistëve.

Edhe pse ai është aktualisht kapiteni i Peskarës, me shumë mundësi nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e saj edhe në sezonin e ardhshëm në Serinë B, pasi nuk i mungojnë ofertat për të vazhduar të qëndrojë në kampionatet elitare.

Për futbollistin ekziston që tani një ofertë konkrete nga Bolonja e Roberto Donadonit, e gatshme të paguajë 2 milionë euro për kartonin e tij. Por së fundmi kanë dalë në skenë edhe dy mundësi të tjera, nga kampionate jashtë Shqipërisë.

E para ka të bëjë me një emër që e lidh me Shqipërinë, Paolo Tramexani, i cili ka qenë për 5 vite ndihmës i De Biazit në pankinën kuqezi.

Ai përflitet se është shumë pranë firmës te Sioni në Zvicër dhe ka zgjedhur mesfushorin si një nga përforcimet kryesore të merkatos, i ndërgjegjshëm se mund ta ndihmojë në rrugëtimin e ri, shkruan panorama sport.

Ndërkaq, emri tjetër është nga kampionati francez, pasi në mediat italiane ka dalë në skemë emri i skuadrës së Lilës. Atje, Memushaj do të vihej nën urdhrat e një prej “mësuesve” të futbollit botëror, Marcelo Bielsës, i cili drejton skuadrën në të cilën luan edhe Agim Zeka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje