Tifozat Kuq e Zi falenderojnë De Biasin: Trajner i rrallë, kemi pasur ftesa për të na takuar dhe dëgjuar zërin e tifozëve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

“Tifozat Kuq e Zi”, kanë falenderuar trajnerin e Gianni De Biasi, pas largimit përfundimtar të italianit nga drejtimi i kombëtares shqiptare.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook, “Tifo-Grupi” më i madh i kuqezinjve shpreh mirnjohjen për De Biasin për lidhjen e tij speciale që krijoi me ta, si dhe gatishmërinë për t’i takuar dhe dëgjuar zërin e tyre.

Postimi i plotë i “Tifozave Kuq e Zi”.

Mirënjohje e falenderim për punën e jashtëzakonshme në krye të Kombëtares. Mirënjohje e falenderim për

bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të na takuar në çdo moment dhe në çdo vend. Lidhjen speciale që e krijove me tifozët shqiptarë ishte rezultat i respektit që ti dhe.

Ndër të rrallë trajnerë që kemi pasur ftesa për të na takuar dhe dëgjuar zërin e tifozëve .

Tifozat Kuq e Zi të urojnë shëndet dhe një karrierë të suksesshme.

Ti ishe njëri prej nesh!

Faleminderit Gianni!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Tifozat Kuq e Zi falenderojnë De Biasin: Trajner i rrallë, kemi pasur ftesa për të na takuar dhe dëgjuar zërin e tifozëve”

  1. liku---Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Falenderoje Shqiperine o xha Gani !
    Falenderoje se para saj ishe thjesht nje trajner i serie B dhe C !
    Falenderoje se fale Shqiperise shkove ne Evropian , qe as nuk e kishe enderruar ndonjehere.
    Falenderoje Shqiperine se te dhame gjithe ato lavderime e dekorata , a thua se kishe cliruar Shqiperine
    Falenderoje se fale Shqiperise ke patur dhe do te kesh shume oferta te mira pune.
    Falenderoje Shqiperine se nga nje trajner i panjohur e modest qe ishe , tashme po te vleresojne a thua se ke sjelle ndonje gje te re tek loja e Shqiperise ( Mbrojtje + Mbrojtje +Mbrojte + pak sulm sa per tu dukur qe eshte futboll ).
    Falenderoje Shqiperine sepse ketu tek ne ishe ne postin e duhur ne kohen e duhur , dhe preke Evropianin me patericat qe tu dhane nga jashte fushe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *