Gjyqtarët e FIFA-s, Shqipëria do të ketë vetëm Enea Jorgjin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Shqipëria do të fillojë edhe sezonin e ri futbollistik, 2017/2018 me vetëm një gjyqtar kryesorë me stemë ndërkombëtare të FIFA-s, që është Enea Jorgji.

Pavarësisht kritikave te shumta për ndeshjen që vendosi kampionatin mes Kukësit dhe Skëndërbeun, Jorgji mbetet arbitri i vetëm ndërkombëtarë i vendit tonë duke kryesuar grupin e Dytë të organizmit europian të futbollit.

Ky është klasifikimi i ri i UEFA-s, për 6 mujorin e parë të sezonit të ardhshëm në prag të aktiviteteve europiane, një klasifikim që vlerëson me nota pozitive paraqitjen e Jorgjit, për ndeshjet brenda, por kryesisht për aktivitetet ndërkombëtare ku ai ka gjykuar. Gjithashtu nga ky klasifikim janë hequr emrat e Lorenc Jeminit dhe Andi Koci.

Në rastin më të mirë këta gjyqtarë do të jenë abitra të thjeshtë në sezonin e ardhshëm, pasi stema i është hequr nga FSHF, disa javë përpara përfundimit të sezonit 2016/2017. Vendimet për penalizimet e gjyqtarëve nuk bëhen publike as nga FSHF dhe as nga UEFA apo FIFA, megjithatë në futbollin tonë kishte vite që nuk shihej një penalizim i tillë për heqjen e stemave të dy nga tre gjyqtarëve më të vlerësuar.

Deri në mbylljen e 6 mujorit të dytë, të këtij viti kalendarik, vendi ynë do të përfaqësohet në aktivitetet europiane me vetëm një gjyqtar kryesorë dhe 6 asistentë, numër ky i pandryshuar për këta të fundit duke konfirmuar performancën e lartë të tyre.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *