Socialistët matjanë: Berisha përfundimisht jo mirë me shëndet, flet për dënime të dhëna më 2998, pas …një mijë vjetësh

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Socialistët e Matit kanë reguar fort ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Madje shprehen se ai ka probleme dhe me ekuilibrin mendor, teksa lexon statuset që ka hedhur në rrjetin social facebook.

Ata nënvizojnë se, pas një komenti të fabrikuar sot nga “babagjyshi” dixhital në profilin e tij në Facebook, hedhim poshtë shpifjet e të përhershmit shpifës, Sali Berisha.

Me të njejtën dëshirë që ka çdo “babagjysh” për të treguar përralla (por vetëm mbrëmjeve), ky “babagjysh” që shpifjen e ka të vetmin profesion, fillon e tregon përralla që në mëngjes.

Duke u bërë në këtë mëshyrë shumë qesharak!

Është e kuptueshme që me kalimin e moshës, për gjithkënd ulet mprehtesia e shikimit e ca me keq, për disa ul edhe nivelin e gjykimit e të perceptimit.

Megjithate, ty o “babagjysh” të ka kapur dëshira të na tregosh të gjithëve se bashkë me moshën, edhe perceptimi e gjykimi yt, nuk kanë më lidhje me realitetin.

T’i kishe parë me kujdes fotot “babagjysh”! Ato të Agron Malajt janë të hershme. Janë të asaj kohe kur ti kishe organizuar kampionatin e lojës “tavëll” te çadra në Tiranë.

Po a nuk e vëren o “babagjysh” se në fotot e publikuara për Agronin, është dimër?

E mban mend? Janë të asaj kohe ku nuk kishte fushatë e njerëzia nuk i kishte hequr ende palltot e xhaketat, dhe si vërehet fare mirë e qartë, njerëzit në foto janë ulur në tavolina kafeneje.

Dikush prapë paska dashur të ta fusë (si gjithmonë) duke përzier foto të kandidatëve nga fushata e nga jeta në kafenetë e Matit.

Apo kujton se nuk dihet që po të kishte marrë pjesë në takime elektorale, drejtuesi yt “teknik” i OSHEE do i kishte dërguar kontrolle për ta hequr nga puna?

Se ti në fakt këtu e ke hallin o “babagjysh”. Nuk është nga ato hiletë e holla që s’kuptohen.

U ke dalë duarsh edhe të tuve e tani ta kanë vënë dhe ata vizën. Flet për data e dënime, të cilat ti, parashikon se do ndodhin pas njëmijë vitesh (2998), flet për dëftesa, si të jenë nga ato nuskat që fillove të shpërndash ti nga “kioskat” e diplomave që pushtuan çdo qytet asokohe…

Sa për të të “ndriçuar” pak mendjen (atë që mundet), po të sqaroj se ky person që ti përgojon sot, ka doktoruar në Akademinë Ushtarake (aty ku ka studiuar edhe Jari yt).

Një telefon të kishe bërë o “babagjysh” tek të tutë në Mat e do të ta thonin.

Megjithatë “babagjysh”… edhe sot ia fute kot. Uroj të gdhihesh mirë nesër.

P.S. Nga stafi yt na thonë se po mban edhe Ramazan! Mos gënje e duro dhe dy javë o “babagjysh” se hyn në gjynah në këtë muaj të shenjtë!“, nënvizohet në reagimin e grupit të socialistëve matjanë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *