Tahiri akuza të forta LSI-së: Duan të rrjepin pushtetin në kurriz të njerëzve, të fusin dorën në tepsi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryetari i socialistëve të Tiranës Saimir Tahiri, shoqëruar nga kandidatët për deputetë Ulsi Manja dhe Granit Kërxhalliu bashkëbiseduan me banorët e Paskuqanit, duke theksuar nevojën e një fitoreje si forcë e vetme e PS-së, në funksion të ndërtimit të Shqipërisë që duan qytetarët.

Ai tha se ka vetëm një alternativë në 25 Qershor, vota për Partinë Socialiste, ndërsa partitë e tjera, referuar LSI, duan të fusin dorën në tepsi, të rrjepin pushtetin.

“Ka plot parti që sot dalin dhe u kërkojnë votën njerëzve, duke u premtuar lloj-lloj gjërash. Mos u gënjeni nga askush, sepse duan vetëm një dorë te tepsia e pushtetit, që të rrjepin pushtetin e të pasurohen në kurriz të njerëzve”, nënvizoi Tahiri.

Ish-ministri deklaroi se siç u bë reforma në drejtësi dhe Vetting-u, tashmë do të bëhet ekonomia dhe rritet mirëqenia e shqiptarëve. Sipas tij shumë është bërë, por ende më shumë duhet të bëhet.

‘’Unë e di që shumë prej jush mund të mendojnë, dakord shumë është bërë, por unë pres të vijë këtu te shtëpia ime.
Ndaj miqtë e mi, në qoftë se nuk kemi bërë legalizime sa duhet kjo ka qenë vetëm pse ka munguar koha.
Ne na duhet realisht më shumë vota nga çdo njeri që, sot pret ende legalizimin sepse mund të bëjmë, në katër vitet e ardhshme, të mbyllim përfundimisht historinë e legalizimeve dhe të legalizojmë çdo shtëpi’’, shtoi ndër të tjera kreu i PS-së të Tiranës.

Ditët e fundit përplasja në distancë ka qenë e ashpër mes LSI dhe PS, pasi Tahiri deklaroi se aleati kryesor i qeverisjes duhet të shkarkohet nga çdo përgjegjësi qeverisëse.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *