Vëmendje energjisë së prodhuar nga era dhe dielli, ERE nis procedurat për përcaktimin e çmimit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Enti Rregullator i Energjisë fillon procedurat për të përcaktuar çmimin e energjisë të prodhuar nga dielli dhe era.

VKM e  datës 26.04.2017, “Për miratimin e metodologjisë për përcaktimin e çmimit të blerjes së energjisë elektrike të prodhuar nga burimet e vogla të rinovueshme nga dielli dhe era” shprehet se: “Ligji i ri (7/2017) parashikon vendosjen e tarifave FIP (Feed-In- Premium) me anë të një procesi konkurrues, jo diskriminues të tenderimit (ankande) nëpërmjet Kontratave për Diferencë (CfD), ndërsa instalimet e reja mbi 2 MW përjashtohen nga procesi konkurrues me çmimin tavan që do të vendoset bazuar në këtë metodologji.

Enti Rregullator i Energjisë do të miratojë çmimin e blerjes së energjisë elektrike të prodhuar nga burimet e vogla të rinovueshme nga dielli dhe era, në përputhje me çmimin e mesatarizuar për vitin 2017.

Këshilli i Ministrave miraton metodologjinë e përcaktimit të çmimit të blerjes së energjisë elektrike të prodhuar nga prodhuesit e tjerë me përparësi, e cila duhet të përcaktojë kriteret e llogaritjes së çmimit, bazuar në kthimin e arsyeshëm të vlerës së investimeve sipas llojit të teknologjisë së përdorur. ERE përcakton çmimin bazuar në kriteret e përcaktuara tek kjo metodologji.

Vendosja e një çmimi blerjeje për impiantet e vogla vetëm për vitin 2017, nuk mund të shërbejë për të nxitur investimet në këto lloj burimesh të vogla, të cilat duhet të kenë një perspektivë afatgjatë të kthimit të investimit.

ERE shprehet se vendosja e këtij çmimi në metodologji i shërben më shumë qëllimit të kryerjes së tenderimit të impianteve që përfitojnë mbështetje nga Kontrata për diferencë.

ERE ka konstatuar paqartësi në lidhje me referencat orientuese në llogaritjen e çmimit të blerjes së energjisë elektrike të prodhuar nga burimet e vogla të rinovueshme nga dielli dhe era.

Prodhimi i energjisë prej ujit, diellit dhe erës po tërheqin së fundmi shumë investitorë.

Përveç HEC-eve shumë kërkesa janë drejtuar në Ministrinë e Energjetikes për ndërtimin e parqeve që do të prodhojnë energji të pastër nga dielli. Shqipëria si një vend 240-300 ditë diell në vit, nuk e ka të zhvilluar prodhimin e energjisë nga burimet e diellit./monitor.al

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *