Basha: Na mbetën në derë duke na kërkuar dorën, do u japim bërrylin. Jo pazar me PS-LSI

16 Qershor 2017, 19:28Politika TEMA

Kanë mbetur në derë të Republikës së re duke kërkuar dorën, por nuk do të ketë pazar as me PS dhe as me LSI”.

Kështu u shpreh Lulzim Basha gjatë takimeve në qytetin e Kuçovës, duke u kërkuar qytetarëve që mos dëgjojnë sirenat për koalicione në qeverisje me PS pas 25 qershorit.

Mos dëgjoni sirenat se flasin për pazare dhe koalicione. Republika e vjetër është bërë reckë dhe nuk kanë pikë turpi, kanë mbetur në derë të Republikës së re duke kërkuar dorën.

Si thoni t’ua japim dorën? Jo, do u japim brrylin. Kjo lëvizje nuk është e imja por e qytetarëve. Jo pazar me Ramën dhe Metën, por Republikën e re të qytetarëve shqiptarë.

Nuk do të bëjmë pazar as me PS as me LSI do të mendojmë vetëm për interesat tuaja”, tha Basha.

Ndërkohë që vijoi me akuzat ndaj PS dhe LSI për drejtimin e vendit në 4 vite. Më pas kreu i PD iu rikthye edhe njëherë takimit me Presidentin e SHBA, pak ditë më parë.

Donald Trump pata nderin ta takoja për t’i thënë se ka qenë një burim i madh frymëzimi për lëvizjen tonë për liri” deklaroi Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje