Lulzim Basha del kundër Berishës: Meta nuk është engjëll...!

16 Qershor 2017, 08:57Politika TEMA

Lulzim Basha mendon ndryshe nga Berisha për Ilir Metën.

Basha akuzoi Metën dje, si përgjegjës të keqqeverisjes, duke dalë kundër Berishës, i cili pak ditë më parë kërkoi që të mos akuzohet Meta si përgjegjës.

“Ilir Metën e kishte nën sqetull.

Do rris çmimin e naftës, Amin thoshte Ilir Meta ngriti kartonin. Do rris çmimin e energjisë, ngriti kartonin Ilir Meta. Do e ndaj hartën si të dua unë, ngriti kartonin Ilir Meta, se në Pazar ishin të dy.

Të dy bashkë i bënë këto mynxyre, bashkë me atë të tezgës si e ka ai, ish-drejtori i doganës së Fatos Nanos që është bërë tani patriot i madh, e dini për kë e kam fjalën (e ka për Shpëtim Idrizin).

Këta tre kishin në dorë, i pari dhe më i fuqishmi Edi Rama me këto dy paterica, Ilir Metën dhe Shpëtim Idrizin. Këta e mbushën Shqipërinë me kriminelë.

Ndaj në 25 qershor është dita ti ndëshkojmë me votë, të parin Edi Ramën, njeriun që shkeli premtimet, të dytin Ilir Metën që na hiqet si engjëll dhe bërtet në sheshe, por pa Ilir Metën, Edi Rama nuk i bënte dot të zezat e këtij vendit. Të dy bashkë janë përgjegjës, të dy bashkë ndëshkojini me votë”, tha ai.

Nga ana tjetër Basha u ka prerë shpresat simpatizantëve të LSI, duke thënë se nuk ka koalicion me ta.

“Edhe ky i treti që thotë unë do bëj koalicion me partinë e parë. Partia e parë fituesja e këtyre zgjedhjeve do jetë PD dhe opozita, por ne nuk do bëjmë Pazar, as me SHPK as me tezgat që e bënë Shqipërinë një tepsi ku u sulën. Ora po vjen ti ndëshkojmë këta keqbërës”, tha ai.

4 komente në “Lulzim Basha del kundër Berishës: Meta nuk është engjëll…!”

  1. Drini says:

    Sa e ka patur koken mor jahu.! Dhe thone qe LSI eshte parti e vogel. Ilir Kryemadhi kesaj rradhe do kete vetem caj mali pa sheqer. Rracioni djathit mbaroi.

  2. Pandi Brace Kopace says:

    Lejoni komentet o delenxhinjte e Temes plehre

  3. Spartaku says:

    Pd-ke nuk do kete sukses kete radhe ne 25 qershor.Populli qe do t’a votoi,ka parasysh çadren,qe eshte nje çader turpi,dhe ka akoma ne vesh zerin e ngjirur te Bashes qe bente thirrje per lufte. U shponi gomat,thyeni Xhamat,i nxirni zvarr nga zyrat,u bini me grusht njezeve te Edi Rames etj,budalliqe te tjera.Pra populli i ka te fresketa keto dhe nuk do t’ja jap voten Bashes.Njerzit nuk duan lufte,ata po bejne perpjekje per paqe e stabilitet.Edi Rama ndodhet ne kushte shume te favorsheme,se eshte nje udheheqes normal,ka bere reforma te rendesishme,dhe nuk therret per lufte asnjehere,por shkuarje njeri me tjetrin.Edi Rama do fitoi mbi 75 mandate,pasi ka popullin me vehte.Ai ka ditur t’a afroi popullin pas vehetes.

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    META NUK DUHET TE JAP DEKLARATA NE EMER TE PRESIDENTIT,NGA TRIBUNA E LSI-S !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje