Berat Gjimshiti drejt Serisë A

Benevento është duke tentuar transferimin e mbrojtësit Berat Gjimshiti

Paraqitja e mira e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare me Avelinon në Serinë B, ka bërë që shumë skuadra të interesohen për shërbimet e tij.

Një nga to është edhe Benevento, skuadër e cila për herë të parë sezonin e ardhshëm do të luajnë në Serie A.

Drejtori sportiv i Beneventos, Di Soma është takuar me drejtorin e Atalantas, Giovanni Sartori, skuadër e cila ka në pronësi kartonin e Gjimshitit, për të biseduar rreth transferimit të lojtarit.

Drejtuesit e Atalantas do ta shqyrtojnë ofertën e klubit të Beneventos për mbrojtësin shqiptar dhe në ditët e ardhshme pritet të marrin një vendim për të ardhmen e tij.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *