E bujshme, “A Bola”: Ronaldo kërkon të largohet nga Madridi

16 Qershor 2017, 12:16Sport TEMA

Gazeta portugeza “A Bola” shkakton tërmet te Reali i Madridit me titullin kryesor të numrit të kësaj të Premteje. Sipas të përditshmes me qendër në Lisbonë, Cristiano Ronaldo kërkon të largohet nga Spanja, për ta vijuar në një kampionat tjetër karrierën.

Arsyeja lidhet me akuzën që i është bërë 32-vjecarit nga Prokuroria Spanjolle për evazion fiskal. Sipas “A Bola”, Ronaldo është i indinjuar me hetimet e autoriteteve spanjolle deri në atë pikë sa ka vendosur të largohet nga Reali i Madridit. Madje kjo e përditshme shkruan se këtë vendim tijin portugezi ia ka bërë të qartë vetë presidentit Florentino Perez.

Ky lajm i “A Bola” publikohet vetëm tri ditë pas Prokuroria e Madridit i komunikoi Ronaldos katër akuza për evazion fizkal, duke i shkaktuar shtetit spanjoll një dëm ekonomik prej 14.7 milionë Eurosh.

Por cështja nuk duket të jetë kaq e thjeshtë. Gazeta portugeze thekson se para pak ditësh Realit i ka ardhur një ofertë 180 milionë Euro për Ronaldon. Dhe përgjigja e katër herë fituesit të Topit të Artë ka qenë: “Asgjë nuk është e pamundur”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje