FOTO/ Njeriu i Gruevskit i ftuar në mitingun e LSI-së

16 Qershor 2017, 14:49Politika TEMA
FOTO/ Njeriu i Gruevskit i ftuar në mitingun e LSI-së

Mediat maqedonase raportojnë sot se kryebashkiaku i Shkupit, Koce Trajanovski ishte pjesëmarrës në mitingun e LSI-së në Tiranë.

“Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski me ftesë të Presidentit të zgjedhur të Republikës së Shqipërisë mori pjesë në tubimin qendror të Lëvizjes Socialiste për Integrim.Trajanovski mori pjesë në një takim në Tiranë që u ndoq nga më shumë se 100.000 anëtarë dhe përkrahës” shkruan Press24.

“Sipas sondazheve të ndryshme që priten mbi zgjedhjet, partia e Ilir Metës pritet të jetë një faktor pa të cilin nuk mund të mblidhet qeveria e ardhshme shqiptare. Vizita e Koce Trajanovski është një konfirmim i marrëdhënieve miqësore me Ilir Metën”, thuhet në artikull.

Koce Trajanovski është zgjedhur krye të Bashkisë së Shkupit nga VMRO-DPMNE, partia e drejtuar nga Nikolla Gruevski.

2 komente në “FOTO/ Njeriu i Gruevskit i ftuar në mitingun e LSI-së”

  1. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


    Tani LëSëisë
    Ja, Ju gjet dermani
    E mbështet fuqishëm
    Vetë Koqe Trajani.

  2. Fatosi-kosove says:

    Mire i kemi punet,PD-sali berisha e lul basha nuk gjejne njerez ne shqiperi apo edhe jashta saj por kane marre nje serb per keshilltar,tash meta dhe LSI paskan ftuar nje maqedon!!!!
    O Zot kujt duan ti sherbejne keto plehra apo vertet si shqiptar nuk qenkemi me shume se gjysma e kombit!!!
    Ndryshe si ka mundesi qe ata qe i thone veti shqiptar te qendrojne ne nje aprti ku keshillohet nga nje kriminel serb,a e kujtojne keta se çfar beri serbi ne shqiperi dikur dhe se fundi ne kosove,po te tjeret ne LSI si e ndiejne veten te mbeshtetur nga nje makedon qe ska shume muaj qe masakroi shqiptaret atje,prandaj lind pyetja a kane gjak shqiptar gjithe ata qe kendojne ne kor para fazllq serbit e te tjeret para makedonit,turp per gjithe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje