Kandidatët për deputetë me emra të fshehtë, lista sipas partive

Kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike, Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim rezulton se kanë ndryshuar gjeneralitetet në të shkuarën, kryesisht për arsye estetike, por edhe misterioze.

Referuar formularëve të dekriminalizimit, të administruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, një pjesë e kandidatëve, madje pjesë e listës fituese të partive kryesore, kanë ndryshuar emrat dhe mbiemrat në të shkuarën.

Dhjetë kandidatë të Partisë Demokratike kanë pasur emra ose mbiemra të ndryshëm para se të përfshiheshin në listën e Republikës së Re.

Andrea Mano, pjesë e listës fituese në Qarkun e Korçës, rezulton se emrin e parë e ka pasur Aldo. Edhe kandidati i PD në Lezhë, Anton Frrokaj, ka ndryshuar gjeneralitetet. Ai quhej Anton Biba. Po ashtu, edhe krerët e PDK dhe PR, Nard Ndoka dhe Fatmir Mediu, pjesë e listës së PD, kanë ndryshuar gjeneralitetet.

Emri i parë i Nard Ndokës rezulton Mark Ndokaj, ndërsa Fatmir Mediu quhej Fatmir Medihoxha. 17 kandidatë të Partisë Socialiste, në qarqe të ndryshme të vendit, rezultojnë se kanë ndryshuar gjeneralitetet. Referuar formularit të dekriminalizimit, Arben Seferaj, kandidat i PS në Tiranë, më parë quhej Niko Papa. Po ashtu, Azbi Arapi, kandidat i PS në Tiranë, rezulton se ka pasur një tjetër emër, konkretisht Niko Papa.

Luan Harusha kandidat i Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës më parë quhej Luan Selmani. Mariglen Disha, kandidat në Qarkun e Elbasanit, rezulton me emrin Hysen Disha. Musa Ulqini, kandidat po në Qarkun e Elbasanit, më parë quhej Musa Dobrovoda. Kandidatja, Sulela Kotolloshi, ka ndryshuar emrat e atësisë dhe mëmësisë. Ndërkaq, disa kandidatë të tjerë, ka ndryshuar vetëm disa germa të emrit apo mbiemrit, kryesisht për arsye estetike.

Partitë e tjera
Referuar gjithnjë formularëve të dekriminalizimit, gjashtë kandidatë të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë ndryshuar gjeneralitetet. Enver Roshi, kandidati i LSI në Qarkun e Elbasanit rezulton me emrin Enver Rroshi, Robert Bitrti, kandidati i LSI në Fier, rezulton me emrin Albert Bitri, Vasil Sterjovski, kandidat në Korçë, rezulton me emrin Vasil Sterjo, Ardit Çela, kandidat i LSI në Tiranë, rezulton me emrin Ardit Xhello etj.

Po ashtu, gjashtë kandidatë të LIBRA-s së drejtuar nga Ben Blushi rezultojnë se kanë ndryshuar gjeneralitetet. Gjithashtu, gjeneralitetet i kanë ndryshuar edhe kandidatët e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet.

 

Kandidatët që kanë ndryshuar gjeneralitetet sipas partive

Partia Demokratike  

Andrea Mano, emri i mëparshëm Aldo Mano, Qarku Korçë

Nard Ndoka, emri i mëparshëm Mark Ndokaj, Qarku Shkodër

Lorenc Danaj, emri i mëparshëm Loranc Prifti, Qarku Vlorë

Ervis Meço, emri i mëparshëm Ervis Hasani, Qarku Vlorë

Fatmir Mediu, emri i mëparshëm Fatmir Medihoxha, Qarku Tiranë

Erion Piciri, emri i mëparshëm Erion Picari, Qarku Tiranë

Benik Troplini, emri i mëparshëm Besnik Aliu, Qarku Tiranë

Prelë Gjoni, emri i mëparshëm Prelë Macaj, Qarku Shkodër

Anton Frrokaj, emri i mëparshëm Anton Biba, Qarku Lezhë

Roland Bejko, emri i mëparshëm Roland Bejkaj, Qarku Gjirokastër

Partia Socialiste 

Arben Seferaj, emri i mëparshëm, Niko Papa, Qarku Tiranë

Azbi Arapi, emri i mëparshëm, Niko Papa, Qarku Tiranë

Luan Harusha, emri i mëparshëm, Luan Selmani, Qarku Shkodër

Spartak Braho, emri i mëparshëm Zylyftar Braho, Qarku Tiranë

Juliana Hoxha, emri i mëparshëm, Uljana Hoxha, Qarku Tiranë

Paulin Luli, emri i mëparshëm, Pal Luli, Qarku Shkodër

Alfons Babaj, emrat e mëparshëm, Alfond, Alfonc Babaj, Qarku Shkodër

Ilir Xhakolli, emri i mëparshëm, Ilirian Xhako, Qarku Korçë

Erion Thëngjilli, emri i mëparshëm, Erion Fëngjilli, Qarku Korçë

Vullnet Sina, 24.08.195, datëlindja e mëparshme 20.08.1965, korrigjuar, Qarku Vlorë

Adrian Gurma, emri i mëparshëm Adrian Gurmo, Qarku Vlorë

Sulela Kotolloshi, atësi Miltiadh, amësi Rozalie, më parë atësi Mudir, amësi Razie

Musa Ulqini, emri i mëparshëm, Musa Dobrovoda, Qarku Elbasan

Nuri Belba, emri i mëparshëm, Nuredin Belba, Qarku Elbasan

Edmond Xhoni, emri i mëparshëm, Edmond Xhani, Qarku Elbasan

Mariglen Disha, emri i mëparshëm, Hysen Disha, Qarku Elbasan

Myfit Duriçi, emrat e mëparshëm, Myfyt, Mufit, Myfit

Lëvizja Socialiste për Integrim 

Enver Roshi, emri i mëparshëm Enver Rroshi, Qarku Elbasan

Robert Bitrti, emri i mëparshëm Albert Bitri, Qarku Fier

Vasil Sterjovski, emri i mëparshëm Vasil Sterjo, Qarku Korçë

Eftim Mitre, emri i mëparshëm Altin Mitre, Qarku Korçë

Ardit Çela, emri i mëparshëm Ardit Xhello, Qarku Tiranë

Sezai Rokaj, emri i mëparshëm Shezai Rrokaj, Qarku Vlorë

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitetit

Kliton Lyla, emri i mëparshëm, Kliton Lulaj, Qarku Berat

Artan Bitri, emri i mëparshëm, Ergi Bitri, Qarku Dibër

Aqif Rakipi, atësia Kahraman, amësi Nurije, më parë atësia Karaman, amësi Violeta, Elbasan

Bujar Muça, emri i mëparshëm Luan Muça, Qarku Elbasan

Servo Mehmeti, emri i mëparshëm Servet Mehmeti, Qarku Elbasan

Besjon Tafani, emri i mëparshëm Besnik Tafani, Qarku Elbasan

Elton Kryemadhi, atësia Avni, amësi Qanie, më parë atësia Niko, amësi Eva, Elbasan

Eva Çollaku, emri i mëparshëm, Hava Çollaku, Qarku Korçë

Xhevahir Ahmetlli, emri i mëparshëm Xhevahir Ahmetllari, Qarku Tiranë

LIBRA

Andi Saraseli, emri i mëparshëm Vigan Saraseli, Qarku Berat

Astrit Hysi, emri i mëparshëm Aristidhis Seitaj, Qarku Fier

Flatun Fatmiri, emri i mëparshëm Flatun Begaj, Qarku Fier

Foto Vasili, emrat e mëparshëm Fotjon Vasili, Fotaq Vasili, Qarku Gjirokastër

Drini Brokaj, emri i mëparshëm, Daniel Brakaj, Qarku Vlorë

Gentian Muçollari, emri i mëparshëm, Klodian Muçollari, Qarku Vlorë/ shqiptarja.com

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *