Kandidati për deputet i PD-së, në fushatë më Ramën: Votoni PS, në Berat do marrë 5 deputetë

16 Qershor 2017, 17:53Politika TEMA

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Beratit Lefter Maliqi ka qënë i pranishëm sot në mitingun elektoral të PS në këtë qytet.

Maliqi iu ka kërkuar beratasve të votojnë numrin dy, Partinë Socialiste.

Më tej ai i tha Ramës se e ka fitoren e sigurt dhe PS do të marrë 5 mandate në Berat.

“Mos e ki merak se fitoren e ke të sigurt, 5 mandate në Berat. Fitore numri 2.

Kryeministri i Shqipërisë do bëjë fushatë për 2021, fitore”, tha Maliqi.

Ndërsa menjëherë pas tij ka folur kryeministri Edi Rama, i cili e quajti të paprecedentë atë që ka ndodhur me deputetin e PD-së.

“E paprecedentë në historinë e pluralizmit, që një deputet në listën e PD-së i është bashkuar PS, jo për interesa por për të përfaqësuar me dinjitet këtë komunitet.

I jam mirënjohës Lefterit që me kurajë qytetare dhe me vetëdije politike na u bashkua në këtë betejë e cila nuk është një betejë mes partish, por një betejë mes të ardhmes dhe të shkuarës”, tha Rama.

6 komente në “Kandidati për deputet i PD-së, në fushatë më Ramën: Votoni PS, në Berat do marrë 5 deputetë”

  1. Aureli says:

    Ky eshte legen!! deri dje i kendonte saiut

  2. Lennard says:

    Legen i zgjuar.E ka kuptuar se PD dhe LSI do te shkojne per Lesh.

  3. fieraku4u says:

    ME KETE BAJGEN LEFTERIN E PRISHI PUNEN RAMA.

  4. Jimi says:

    Edi! E di qe ne nje fushate elektorale cdo vote eshte e vlefshme, por ta dish qe votat e ketij karnavali plitike e shoqeror nuk i duhen PS-s. Kam, frike se nga pjesmarrja e tij ne mbeshtetje te PS-s, do te humbasesh me shume vota se sa do te fitosh dhe kjo per shkak te alergjise qe ka elektorati i qendrueshem i majt ndaj ketij karnavali Ti e di shume mire qe votat qe ky karnaval premton (pavaresisht se vertet e degjon kush ne zonen e tij, pasi ja kane pire lengun) do te kene nje kosto.
    Me Tefter pa Tefter ajo zone per te cilen ai pretendon se do te bej cudira ka votuar dhe do te votoj per te majten.

  5. Beratsi Autokton says:

    Z.Rama,
    As PS dhe as ti nuk ke nevoje per kete zorraxhi lapardhaje. Jam socialist i flakte qe nga themelimi i kesaj force politike por nuk mund te hesht qe PS te marre pas vetes keta limone te shtrydhur. Kjo nuk na ben nder ne si Parti Socialiste.
    Dhe mbajeni mend kete zvarranikun qe do kerkoje te hyje ne strukturat drejtuese te PS te Beratit per te kerkuar kandidim ne 2021. Turp.

  6. Thanasi qe ta plasi says:

    Kjo nuk e nderon Ramen perkundrazi. Te krenohesh se Lefter qelbesira voton per ty me duket idiotizem. Nga ky njeri vetem ndoht mund te te vije

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje