Luan Rama reagon ndaj “kërcënimit” të Ruçit: Deklarata e Metës është në mbrojte të zgjedhjeve

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama ka reagur pas deklratave të Gramozh Ruçi nga Fieri ku kërcënoi Metën se do jetë i pari president që do të provojë shkarkimin.

Në një deklaratë për median Luan Rama tha se nuk e kuptoj se çfarë problem ka Ruçi me deklaratën e Metës, që sipas nënkryetarit të LSI Presidenti i zgjedhur tha se nuk do të dekretoj asnjë kryeministër dhe asnjë ministër që del nga zgjedhje të vjedhura.

“Po e ritheksoj atë që tha Meta në cilësinë e presidentit të zgjedhur të Shqipërisë në mënyrë legjitime, nga një Kuvend legjitim: Ai tha: nuk do të dekretoj asnjë kryeministër dhe asnjë ministër që del nga zgjedhje të vjedhura.

Nuk e kuptoj çfrarë problemi ka zoti Ruçi me këtë përcaktim, që në fakt është në mbrojtje të standardit të zgjedhjeve.

Nëse ka ndonjë skenar për të nxjerrë kryeministër me zgjedhje të vjedhura e manipuluara ky është problem tjetër, ndaj të cilit nuk do të reagojë vetëm Meta si president, por do të reagojnë të parët të gjithë shqiptarët, sepse ka ikur koha e zgjedhjeve nën presion, frikë, kërcënim e hakmarrje politike”- u shpreh Luan Rama.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Luan Rama reagon ndaj “kërcënimit” të Ruçit: Deklarata e Metës është në mbrojte të zgjedhjeve”

  1. sportisti1 says:

    ik o pederast lepiji koqet kryetarit tend, na tregon ti zgjedhje te vjedhura, lapangjoz…

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Deklaratat ne emer te Presidentit nuk behen nga tribuna e LSI !!!!!!

  3. guri says:

    O luan e di qe je gje e qut,por nuk mbulohet dilli me shoshe.Dridhe Like floriri dridhe se po te shkurtohet zinxhiri.

  4. Une says:

    Qen i Metes ke qne je dhe do te mbetesh.
    I peshtire, pa shtylle kurrizore, hajdut dhe i pabese.
    Karakteristika te denja per Lesh e Li.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *