PD e Tropojës vijon të shkelë Kodin Zgjedhor, mbush qytetin, rrugët automobilistike, shtëpitë dhe fshatrat me flamuj

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Demokratët në Tropojë pasi kanë mbushur me flamuj të PD qytetin e Bajram Currit, në shkelje të plotë të Kodit Zgjedhor, tashmë kanë zaptuar dhe rrugët, kthesat dhe fshatrat e kësaj zone me simbolin e PD.

Shqetësimit të paradisakohëve të socialistëve por dhe të medias për shkeljen e ligjit zgjedhor Partia Demokratike e kësaj zone i është përgjur duke e shtuar dozën, në shkelje të ligjit, ku në çdo cep të qytetit, por dhe në zonat e fshatrat përreth, rrugët hyrëse dhe dalëse të Tropojës, shtëpitë, shtyllat dhe pemët i ka mbushur me flamuj të partisë më të madhe opozitare.

Kodi Zgjedhor e ndalon kategorikisht vendosjen e e flamujve dhe elementëve të tjerë propagandistikë më larg se distanca prej 5 metra larg zyrës elektorale.

Një thyerje e tillë ligjit vijon të kalojë pa vëmendje e nën hundën e KQZ dhe misioneve monitoruese vendase dhe ndërkombëtare, dhe akoma më tepër të shpresohet vendosja në vend e ligjit zgjedhor dhe dhënia e sanksioneve ndaj shkelësve të Kodit Zgjedhor.

Megjithatë, socialistët tropojanë shprehen se ajo që vlen për t’u theksuar është fakti se mesazhi tek qytetarët nuk përcillet përmes flamujve apo elementëve të tjerë teknikë, por me zemër dhe nga njerëzit e nga e reja që pritet të instalohet dhe në Tropojë, përmes votës për PS.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *