PDIU i përgjigjet Bashës, Mesila Doda: Hidheni votën më mirë në lumë?! Kanë frikë nga…!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Në emisionin e mëngjesit “Koha për tu Zgjuar” në News 24 deputetja e PDIU­së, Mesila Doda deklaroi se PDIU-­ja, ndryshon nga forcat e tjera pasi në themel të programit të saj ka lidhjen mes individit dhe Atdheut të tij.

Ajo i kthehu një përgjigje deklaratës së liderit të PD, Lulzim Basha sa i takon thirrjes së këtij të fundit që dibranët më mirë ta hidhnin votën e tyre në lumë sesa t’ja jepnin partisë çame.

Sipas saj, ka një frikë nga rritja e ndjeshme e PDIU dhe mbeshtetesve te saj ne vend.

“Palët i flasin njëra-­tjetrës dhe askush nuk merret me njerëzit. Njerëzit nuk hanë barsoleta, në fund të fundit. Kjo është tragjikja, njerëzit ikin nga Shqipëria.

Qeveria nuk jep llogari, opozita s’ka një program të shkruar. Ndaj ky nuk mendoj që është raporti që duhet të ketë politika me qytetarët”­ tha ajo.

E pyetur per sondazhet ajo u pergjigj: “Herën e parë na nxorën 1 përqind. Po të na shihnit në pallatin e sportit kishim nga 5 mijë vet, vetëm 2% ishin atje.

Kjo është strategji, e çoroditjes së votuesit të lëkundur. Por e kanë të kotë këtë gjë, se ça do të bëhet, komuniteti çam është i madh në vend. Por ne kemi njerëz të tjerë që i janë afruar PDIU. Ka dhe komunitete të tjera, dibranet, lezhjanësh, që bashkëpunojnë me ne.

Një pjesë e të djathtëve janë afruar, ashtu si të majtët, se e kemi të gjithë Shqipërinë. Unë e kam paguar personalisht, se kur nuk e mendoja atë që bëhej, thash ‘JO’.

Kemi treguar që jo vetëm sjellim ofertë politike, por e ndjekim deri në fund. Sakrifikojmë. Me këtë lloj idealizimi kemi ecur para. Ata le të vazhdojnë të bëjnë sondazhe”.

Doda iu përgjigj një pyetjeje ngacmuese që erdhi nga një qytetar, i cili e pyeste deputeten nëse kishte apo jo çamë në Dibër.

Doda e cilësoi këtë një pyetje dashakeqëse, ndërsa pohoi se këto deklarata bëhen nga frika e rritjes së numrit të përkrahësve në Dibër, Shkodër, apo dhe Lezhë.

Kjo është e poshtër, e shëmtuar. PDIU është parti që është në Dibër, Shkodër dhe në Lezhe. Rritja e PDIU në Dibër bënë që të hedhin batuta. Por Çamëria nuk është turp, por krenari e gjithë kombit.

Të ardhurit nga Çamëria ishin sikur të vinin të huajt. Ore akoma do vazhdojmë kështu? Çështja çame është një çështje që na përket të gjithëve, si Kosova.

Nëse nuk e kuptojnë këtë gjë, janë ose të vegjël, ose të poshtër”, tha Mesila Doda.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “PDIU i përgjigjet Bashës, Mesila Doda: Hidheni votën më mirë në lumë?! Kanë frikë nga…!”

  1. orient says:

    ..nuk le greku te permendet PDIU..çeshtje interesash te shitura, ose politika te varura nga faje pezull..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *