Probleme me Gastritin?!

16 Qershor 2017, 11:24Shëndeti TEMA
Probleme me Gastritin?!

Ja zgjidhja për ju.

Dr. Redi Çapi, Mjek Gastroenterolog pranë Spitalit Amerikan

Papritur, pas disa vakteve mund të ndjeni dhembje apo një ndjenjë diskomforti në stomakun tuaj. Ndoshta ushqimet që keni konsumuar nuk janë tretur mirë. Nëse kjo ndjenjë vazhdon për një kohë të gjatë dhe përsëritet vazhdimisht ju keni nevojë të këshilloheni me mjekun gastrohepatolog.

Gastriti është një inflamacion ose acarim i mukozës së stomakut dhe vjen si pasojë e shkaqeve të ndryshme. E përbashkët për të gjithë njerëzit me gastrit është dhimbja ose ndjenja e diskomfortit në pjesën e sipërme të barkut (abdomen), ndonjëherë e quajtur mostretje. Gastrit mund të jetë një sëmundje e shkurtër dhe e papritur (gastrit akut), ose një gjendje më e zgjatur (gastrit kronik), ose ndoshta si pjesë e një tjetër sëmundje mjekësore. Një shembull i gastritit akut është stomaku “I mërzitur”, e cila zakonisht ndodh pas përdorimit të alkoolit ose aspirinës. Helicobacter pylori është një lloj bakteri që infekton stomakun. Infeksioni nga ky bakter mund të çojë në gastrit kronik. Gastriti është një problem i përbashkët mjekësor. Deri në 10% e njerëzve që drejtohen në një Departament të Urgjencës në spital me dhimbje të barkut kanë gastrit Gastriti është i lidhur me medikamente të ndryshme, kushte mjekësore dhe kirurgjikale, gjendjen fizike, zakonet shoqërore, kimike, si dhe infeksionet.

Disa nga shkaqet më të zakonshme të gastritit:

Infeksionet

Cilat janë simptomat e gastritit?

 Mukoza e stomakut mund të ekzaminohet me një endoskop, një tub i hollë me një kamer në fund të tij, i cili futet brenda në stomak perms gojës. Në ekzaminimin e stomakut mund të diagnostikohet gastriti, edhe kur nuk janë të pranishme simptomat. Njerëz me simptoma të rënda, mund të rezultojnë me ndryshime të vogla të mukozës së stomakut.

Njerëzit e moshuar në veçanti kanë gjasat më të larta të zhvillimit të dëmtimit, pa dhimbje stomaku. Ata mund të mos kenë simptoma fare (nuk kanë të përziera, të vjella, dhimbje), derisa bëjnë hemorragji të brendshme. Në njerëzit që kanë simptoma gastriti, dhimbja ose ndjenjë diskomforti në pjesën e sipërme të barkut është e zakonshme. Dhimbja është zakonisht në pjesën e sipërme qendrore të barkut (“gropë”e stomakut). Dhimbja e gastritit është e lokalizuar edhe në

pjesën e sipërme të barkut, nga ana e majtë, ndonjëherë me përhapje në shpine. Njerëzit shpesh përdorin termat djegie, dhembje, shpim, për të përshkruar dhimbjen. Zakonisht, një ndjenjë e paqartë diskomforti është e pranishme, por dhimbja mund të jetë e mprehtë,shpuese ose prerëse.

Simptoma të tjera të gastritit

Kërkoni kujdes të menjëhershëm mjekësor nëse keni ndonjë nga simptomat e mëposhtme. Vendimi juaj për të thirrur 042/357535 (Spitali Amerikan) ose shërbime të tjera emergjente për të kërkuar kujdes mjekësor do të bazohet në gjykimin tuaj se sa sëmurë ju ndiheni.

 

 

7 komente në “Probleme me Gastritin?!”

  1. shpresa says:

    Pershendetje Dr.si mund ta vertetojm nese vuajm nga gastriti?dhe a mund ta kuptojm ne viziten e par?sa mund te kushtoj nje ekzaminim me endoskop mbrenda gojes per me pa lukthin se ne qfar gjendje eshte?e pres pergjigjen flm

  2. Dr leshi says:

    Gastritis eshte nje semundje qe mjeket anembane Botes e kurojne gabbimisht me ilace kundra acididit ne stomak
    Gabim I madhe
    Gastritis shkaktohet nga dieta me sheqer
    Eshte e verte qe bacteria h pylori eshte shkaktari kryesor ndaj duhet bere testi para ilacit
    Dhe e dyta te vjellat kroNike shkaktohet dhe nga nje crregullim I esophagus qe eshte tek gurmazi eshte valvula qe mbyllet dhe nuk e lejon acidin te dali mbi Gurmaz pra kriJon djegien ne zemer
    Kur ke djegie ate here valvula ka crregullim nuk funksionon
    Ska te thote fare qe ke shume acid dhe mjeket te Japin ilac te rallosh acidin pershembull ranitidinen ose antacid
    Pyetja eshte ca te bejme ne?
    E para bej testing per h pylori pastaj mengjes per mengjes pi nje kille uje me nje luge uthull molle shtrydh edhe gjysem limonI esell deri sa te zhduket

  3. Ardian Xama Devoll says:

    Shume i sakte doktor.Nje pjese te kuadrit klinik qe ju pershkruani e kam edhe une, ju me keni mjekuar, padyshim qe kam permiresime, por ate diskonmfortin ezofagal vazhdoj ta vuaj akoma. Kemi lene bashke nje kontroll qe se shpejti do te vij ta kryej ndoshta edhe duke bere sonden. Perzemersisht ju falenderoj.

  4. Sidorela says:

    Pershendetje jam nje vajze 20 vjece
    Para nje muaji kisha probleme me zeemren rrahje te shpejta dhe me pas lodhje trupi dhe krahu I majte me mpihej.
    Kjo gje me ka Lene Si pasoje veshtiresi ne frymemarrje ne mesin e kraharorit , me duket sikur mezi mbushem me fryme;
    TanI kam edhe fryrje stomaku bashke me veshtiresi ne frymemarrje. Si dhe me thahet goja gjuha mezi e bej g jumin.
    NUK jam vizituar akoma Pasi mendova qe mund te jete nervore DHE do me kalonte.
    Ju lutem me ktheni nje pergjigje
    Kujt mjeku duhet ti drejtohem Pasi ndihem shume keq.
    Jam edhe nje tip qe nuk merrem me aktivitete fizike.
    JU lutem cfare me keshilloni.

  5. Marsi says:

    Pershendetja : Jam 20 vjece ka 5-6vite qe vuaj nga fryrja e stomakut mbasi qe komsumoj dicka , nuk kam oreks te ha . Kam edhe veshtirsi ne frymarrje . Kam edhe renje te flokve ndoshta kjo nuk ma te bej me stomakun .

  6. Jonida says:

    Pershendetje .
    Cfare ilacesh duhet te perdorim per qetesimin ose sherbimin e stomakut.pasi gjyshi I’m eshte me gastrit.
    Ju faliminderit .

  7. Romarjo says:

    Pershendetje doktor babi im ka problem Se kur ha ushqim I rikthehet prap lart dhe ka problem me frymarrjen kjo gje I ndoth cdo dit … cfar mund te ket a mund te ma thoni?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje