Tahiri s’ndalet: LSI është një kalë duke ngordhur, pas 25 qershorit del në opozitë…!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryesocialisti i Tiranës, Saimir Tahiri, gjatë takimit elektoral në Pezë, deklaroi se votat e shqiptarëve në 25 Qershor nuk mund të shkojnë për një parti që do jetë në opozitë, por për PS-në e cila do të qeverisë bashkë me qytetarët.

Po mirë, kush nga ju që ka pesë lekë në shtëpi, dhe me ato pesë lekë do blinte një kalë që është duke ngordhur?

Kush nga ju që ka pesë lekë në shtëpi shkon dhe blen një shtëpi që është duke rënë? Kush nga ju që ka pesë lekë shkon dhe investon në një tokë që nuk nxjerr prodhim? Kush nga ju që ka pesë lekë në shtëpi shkon dhe i investon në një biznes që nuk fiton?

Po kur vota është investimi më i madh për katër vitet e ardhshme, tek një parti që ti pret të të zgjidhë hallet e tua, për cilën arsye do e votosh, do e çosh votën tënde, këtë lloj investimi tëndin tek LSI-ja?

LSI-ja miqtë e mi pas datës 25 do jetë në opozitë. Dhe në qeverisje do jetë Partia Socialiste, Edi Rama dhe ju. Vetëm kaq. Asnjë tjetër’, tha Saimir Tahiri.

Mesazhi i drejtpërdrejtë që Saimir Tahiri u përcolli banorëve të Pezës ishte hedhja e votës për partinë që sipas tij u zgjidh problemet nesër.

Në qoftë se ti ke hallin të jesh më i fortë, të kesh një shtet që të mbron, të kesh drejtësi, ata duan gjyqtarët e korruptuar, shtetin e duan të rrënuar, sepse vetëm ashtu mund të rrinë në këmbë, e vetëm ashtu mund t’u rrinë kalaqafë njerëzve.

Po ne nuk kemi dot hallet e tyre dhe as qajmë hallet e tyre. Ne në datë 25 nuk do merremi me hallet e tyre.

Në datë 25 është dita e vetme kur ju mund të vendosni për hallet tuaja. Përndryshe në qoftë se e bëjmë pazar duhet të heshtim për katër vitet e tjera, miqtë e mi.

Në qoftë se e bëjmë pazar dhe nuk çojmë te kutia e votimit këdo që s’ka votuar dot deri dje Partinë Socialiste duhet të heshtim”, u shpreh Tahiri, kandidat i zonës për Partinë Socialiste.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “Tahiri s’ndalet: LSI është një kalë duke ngordhur, pas 25 qershorit del në opozitë…!”

  1. LORA says:

    Zoti Saimir,jepini njerzve fakte te pakontestueshme te destruktivitetit permanent te lesh-e-lise ,pergjate qeverisjes 2013-2017,perkunder konstruktivitetit tejet te mundimshem te PS-se dhe Edi Rames.Je ti i pari qe e ke vuajtur me shume kete destruktivitet dhe e ke zeruar me mundime te shumefishta.
    Ku do te ishin rezultatet e ketij mandate qeverises ,pa gjylen e topit lesh-e-list,neper kembe ?????

  2. mateo says:

    Nje pyetje kam per Tahirin,meqenese jam edhe socialist i vjeter:
    1-Ku e keni mesuar kete zanat mashtrues,qe ndonese per 4 vjet nuk merrni takim me elektoratin tuaj qe ju votoi,por edhe ne fushate para zgjedhjeve ne vend qe te jepni llogari duke degjuar votuesit tuaj,ju vetem beni monolog dhe kerkoni voten tone?
    Po ne kur do na degjoni te themi se cfare mendojme per ju?
    Apo kaq ju duhemi juve?
    Pse ,kesaj i thonoi demokraci ju?

  3. andromeda says:

    Në fakt ajo parti ashtu e meriton, por me mitingun e djeshëm na duket se ka me dalë përmbi PD, d.m.th., forcë e dytë. Atij kokë daulles, që duket sikur e kanë qeth me gërshërë delesh, i dalin përherë fjalët. Dhe, a e dini pse? Sepse ai, me pragmatizmin e vet, nuk merret me premtime boshe, dhe i vetmi premtim është t’u sigurojë vende pune njerëzve. Kjo është e vetmja arsye përse ka shumë ndjekës. Para ka pa hesap, si oligarku më i fuqishëm në rajon.

  4. ft says:

    O Saimir,

    Shume mire per LSI-ne, ta hiqni qafe, se duhet hequr. Po me hashashin tend, cfare do behet? Do vazhdoni te genjeni qe nuk keni bere kontrabande?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *