Basha u tregon të rinjve se si bëhet shteti: Programi im ka vulën e Gjermanisë dhe Amerikës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bashkëbiseduar me të rinjtë e njësisë 5 të kryeqytetit duke i treguar se si bëhet shteti.

Basha i ka treguar të rinjve edhe se si ka menduar që t’i bëjë shkollat shtëpi të dyta për fëmijët duke renditur një sërë modelesh.

 

“Stazhet do të bëjnë lidhjet midis të sapodiplomuarve apo atyre që janë në përfundim të universitetit dhe tregut të punës. Secili prej jush do të ketë mundësinë të integrohet në tregun e punës. 10 mijë më të mirët që përfaqësojnë 50% të atyre që diplomohen, do të kenë mundësi për një stazh pune me pagesë, 200 mijë lekë në muaj për 1 vit.

Kjo do u japë mundësi që të njihni tregun. 75 deri në 90% e atyre që bëjnë një stazh pune, e gjejnë një vend pune. Të 1360 shkollat do të jenë shtëpia e dytë e fëmijëve dhe të rinjve që studiojnë aty. Do të kenë të gjitha kushtet laboratorike për të kryer praktikat, do të kenë drekën e paguar nga buxheti i shtetit dhe mundësinë për të vazhduar deri në orën 16.00 me aktivitet passhkollore”, tha Basha.

Rritja e punësimit të të rinjve do të vijë nga programi ekonomik i Lulzim Bashës që sot e aplikon Gjermania dhe SHBA-ja.

“Ky është plani ekonomik me vulën e Gjermanisë dhe Amerikës. Do ta vëmë në zbatim. Ky nuk është premtim. Ky është plan që do të funksionojë prej ditës së parë dhe shqiptarët do ia shohin hajrin në shtëpitë e tyre, në xhepat e tyre, në konsumin e tyre”, tha Basha.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *