Bojaxhi: Konfiskim pasurive të pajustifikuara të politikanëve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Partia Sfida për Shqipërinë propozon që politikanët t’i nënshtrohen vettingut dhe kontrollit të pasurisë së tyre.

Në vijim të takimeve me banorë të Tiranës, kandidati i Sfidës Gjergj Bojaxhi tha se politika duhet të hiqet nga lista e aktiviteteve fitimprurëse.

Mënyra për të zgjidhje e problemet tona është që të japim mesazhin e qartë se kush do të hyjë në politikë nuk do të përfitojë financiarisht, përveç asaj që ka në kontratën e punës. Kjo bëhet vetëm duke ndëshkuar ata që kanë bërë pasuri nga politika,” tha Bojaxhi.

Ai tha se i njëjti komision me konsensus të ndërkombëtarëve,  që do të bëjë vettingun e prokurorëve dhe të gjyqtarëve, mund të realiziojë edhe vettingun e politikanëve.

“Politika është kthyer në burim pasurie por kjo duhet ndëshkuar dhe duhet kthyer shërbim të qytetarëve”, u shpreh Bojaxhi.

Më herët, Bojaxhi e theksoi këtë edhe në emisionin “Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulçe, ku ishte i ftuar së bashku me kandidatin tjetër të Sfidës, Ermal Hasimja.

Hasimja theksoi rëndësinë e pastrimit të politikës nga politikanët që e shohin si burim pasurie.

“Kemi propozuar që të ekzekutohet një vetting në politikë, përveçse në drejtësi. Ashtu siç mendojmë që gjykatësit duhet të kalojnë në sitë, të njëjtën gjë duam ta bëjmë edhe për politikën.”, u shpreh kandidati Hasimja.

Gjergj Bojaxhi u shpreh se nëse pastrojmë politikën nga “kanibalët politikë” që kanë si qëllim pasurinë vetjake, mund të arrijmë një ekonomi të zhvilluar.

“Nëse duam të zhvillojmë ekonominë, nëse duam që qytetarët të futen në sipërmarrje private, duke i bërë planet siç duhen, kemi nevojë të heqim përfituesit e korruptuar nga kurrizi i shqiptarëve,” tha Gjergj Bojaxhi

SFIDA për Shqipërinë renditet në fletën e votimit me numrin 4 me kryetar administrativ Hektor Ruci.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *