Fatos Nano zëvendës i tij në Presidencë, Meta: S’ka fantazmë që më sjell shqetësim

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka thënë sot në studion “Kapital” të “Vizion Plus” se nuk e shqetësojnë thirrjet e militantëve të PS­së për Nanon President.

I pyetur nga gazetari për këtë çështje Meta tha se nuk ekziston asnjë fantazmë që t’i sjellë një shqetësim Ilir Metës.

Së pari, nuk habitem për shashka të tilla kaq qesharake.

Nuk ekziston asnjë fantazmë që t’i sjellë një shqetësim Ilir Metës, aq më tepër rinisë së Shqipërisë që sot është me Ilir Metën, dhe Ilir Meta ka dalë në mbrojtje të të rinjve të Shqipërisë, të së ardhmes së tyre.

Dhe e ardhmja e tyre fillon te vota e lirë.

Aty fillon edhe shpresa për një Shqipëri demokratike, për një Shqipëri që mendon dhe punon për të rinjtë, jo për një Shqipëri që braktiset, siç ndodh dhe siç konkurrojnë, për fat të keq, me Sierra Leonen.

Kështu që nuk ekziston asnjë shqetësim i tillë.

Për sa i takon dekretimit të qeverisë unë nuk kam thënë se nuk dekretoj qeverinë, sepse Shqipëria në çdo rast do të ketë qeveri.

Kam thënë që nuk dekretoj asnjë për kryeministër, apo ministër që përfshihet në cenimin e standardit të zgjedhjeve.

Kështu që ky është qëndrimi im të cilin nuk e ndryshoj dhe nuk më intereson fare…”, tha Meta.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Fatos Nano zëvendës i tij në Presidencë, Meta: S’ka fantazmë që më sjell shqetësim”

  1. Durrsaku says:

    Akoma nuk e ke mësuar ti o kokë mushkëri, që Presidenti i Republikës nuk është gjykatës dhe as polic, ndaj nuk mund të veprojë sipas perceptimit dhe dëshirave të tij, por sipas kushtetutës e cila nuk të jep të drejtën ty të gjykosh se cili person është përfshirë në cenimin e standardit të zgjedhjeve. Mund të gënjesh ata adoleshentë që të ndjekin ty me shpresën për një vend pune apo disa ditë pushime në Jalë, por ju shumicën e shqiptarëve që ndërrojnë kanal kur flet ti në tv

  2. Frederik says:

    Ik ore kokerr katunari qe shkaterrove vendin me shume se cdo njeri tjeter, njesoj moster si Berisha. Ti je super plehre dhe Shqiperia do ndryshoje vertet diten qe ti do te vendosesh para drejtesise.

  3. saliu says:

    Neqoftese ty te ndjekin disa te rinj koke pa lare nga nga fshtrat e Skraparit, kjo nuk do te thote se perfaqeson gjithe te rijt e Shqiperise.

  4. Dyrrahu says:

    Ilir, tashme te kam kuptuar edhe gjate heshtjes sate.
    A je ti ai qe iu shpifje pajtuesit ne Kuvend, kur PS e PD ishin ne “lufte” per reformen ne drejtesi?
    A je ti ai qe mundoheshe ta lozesh ndermjetesuesin duke u thirrur gjoja per ceshtje madhore kombetare?
    A je ti ai qe ke heshtur kur Luli bente te carturin duke kerkuar zgjedhje pa Edi Ramen?
    Kjo ishte njera faqe jotja.
    Ja faqja tjeter:
    A je ti ai qe e ke demoluar sallen e Kuvendit per te treguar te fortin dhe skandalozin?
    A je ti njeriu me bllok keqperdorje buxhetin e shtetit dhe mblidhje haracin?
    A je ti ai qe ke udhezuar dhe ua ke mundesuar varesit tu qe te punesojne njerezit e LSI ne administrate, madje ne vende kyce, pastaj ke kerkuar nga te punesuarit qe te punojne per LSI-ne?
    Mos Harro qe Lulit iu bene koncesione sepse me e rendesishme per shqiptaret ishte Vetinngu dhe Reforma ne Drejtesi sesa disa ministri.
    Luli therriste per vote te lire per te perfituar qeveri te pjeseshme teknike, ti po thirresh gjithashtu ne voten e lire dhe po paragjykon se do te vidhen votat, por qellimin e ke te perfitosh sa me shume qe mundesh nga elektorati.
    KOT E KENI TI DHE LULI SEPSE NE OPOZITE DO TE QENDRONI GJATE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *