Gafa e Bashës për taksat, ironizon Veliaj: Zgjohu plako, u bë që në janar

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Me sa duket, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është ende në gjumë ose së paku jeton jashtë realitetit.

Në vijim të takimeve elektorale, Basha propozoi dhe premtoi sot vendosjen e tabelave për dyqanet, të cilat paguajnë taksat e Bashkisë.

Por, në fakt kjo deklaratë ka qenë edhe gafa e radhës e kryetarit të PD.

Që prej janarit, të gjitha dyqanet në Tiranë kanë nisur zbatimin e këtij rregulli të vendosur nga Kryebashkiaku Veliaj, por mesa duket Basha ende nuk i di nismat që zbatohen në kryeqytet.

Përmes një postimi në Twitter, kryebashkiaku Erion Veliaj i ka kujtuar paraardhësit të tij që të zgjohet nga gjumi, pasi gjërat kanë ndryshuar brenda një kohe të shkurtër që kur Basha la karrigen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

“PD propozon vendosje tabele për dyqanet që paguajnë taksat! Lul, zgjohu plako se e kemi bërë këtë në Tiranë që në Janar“, shkruan Veliaj.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Gafa e Bashës për taksat, ironizon Veliaj: Zgjohu plako, u bë që në janar”

  1. Arqile says:

    Mos ia vini re eshte delirian pa pa bere asnje pune
    pune konkrete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *