Ilir Meta sfidon socialistët: Nuk keni asnjë shans që të më shkarkoni si president…

17 Qershor 2017, 11:26Politika TEMA

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta, është shfaqur i shqetësuar për deklaratën e kryeministrit Edi Rama për përfshirjen e Policisë së Shtetit në zgjedhje, një deklaratë për të cilën kreu i ekzekutivit kërkoi ndjesë.

Meta e ka cilësuar këtë deklaratë si mjaft të rëndë.

“Unë do shkoj në Lezhë që të takoj kryetarin e LSI-së që është dhunuar. Do të jap edhe mendimet e mija atje.

Cdo shef komisariati apo policie do të ndëshkohet në rast se favorizon grupet kriminale.

Dënoj heshtjen e drejtorit të përgjithshëm të policisë për deklaratat e Ramës.

Kjo thirrje është praktikisht e hapur për përdorimin e policisë në zgjedhje.

Unë e kam bërë të qartë që segmente e policisë kanë marrë përsipër të cënojnë zgjedhjet.

Kam komunikuar me ministrin e Brendshëm dhe e kam përshëndetur qëndrimin e tij. 

Zgjedhjet nuk mund t’i prishë askush,” u shpreh Meta.

Ndërkohë, i pyetur për mesazhin e Gramoz Ruçit, se ai mund të jetë presidenti i parë që do të provojë shkarkimin, Meta ka thënë se një gjë e tillë nuk ka asnjë shans të ndodhë.

“Rilindja do shkarkohet nga populli, sepse Rilindja nuk bën dot shtet.

Ti bësh thirrje policëve hiqni kapelet të mbledhë vota për rilindjen është fundi i shtetit”, tha Meta, duke e quajtur shumë shqetësuese thirrjen e Ramës për policët që të mbledhin vota.

“Kam komunikuar me ministrin e Brendshëm, e kam përshëndetur për qëndrimin e tij.

I kam bërë të qartë se si kryetar Kuvendi dhe president i zgjedhur, do të komunikoj për largimin e çdo krimineli dhe vagabondi që kërkon të blejë vota dhe tjetërsojë vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Policisë i mjafton njolla e drogës, se zgjedhjet askush nuk mund t’i prishë në Shqipërisë.

Rama vetëm detyrën e zbatimit të ligjit nuk e ka pasur dhe nuk e ka, dhe jam i bindur se në polici, shumica duan të vazhdojnë punën dhe pas 26 qershorit, duan të vazhdojnë karrierën.

S’kanë pse të bëhen palë me politikën.

Detyra e parë në 26 qershor është ndarja e policisë nga krimi dhe bandat, se ka një lidhje, është e qartë, e kemi në Lezhë, në Berat, edhe në Shkodër dhe në disa zona të tjera”, vijoi Meta.

14 komente në “Ilir Meta sfidon socialistët: Nuk keni asnjë shans që të më shkarkoni si president…”

  1. Timi says:

    Ska nevojë. Kështu si e ka nisur ky do japë vetë dorëheqjen. Nuk e përballon dot nga presidenca, të shikojë partinë se si fundoset.

  2. peço says:

    E bukur kjo, presidenti që bredh në cdo cep të vëndit dhe bënë fushatë për partinë e tij familjare, shqetsohet për deklaratën e kryeministrit për policët pas orarit të punës. Po kush është më e rëndë, kur merr pjesë në fushatë presidenti që me kushtetutë e ka të ndaluar, apo një polic? Kujt i peshon fjala më shumë, një polici apo presidentit? Kjo e Metës është një goditje kaq e rëndë ndaj demokracisë sa duhet të përbëj shqetësimin më serioz dhe duhet ndëshkuar pa hezitim.

    1. Robi says:

      Po eshte ajo historia e priftit, beni si them une e mos beni si bej une.
      E keqja eshte se ky delikuent, hajdut e kriminel (ne 21 dhjetor ishte minister), hedh balte mbi policine e shtetit.

  3. fatmir says:

    Kujt i flet more qelbesire, cdo gje e ka bere dhe perpiqet qe ta beje leshelia me ty e monen ne krye, per kete asnje shqiptar nuk ka dyshime. Kjo me sa duket do te marre fund me ty dhe lesheline.

  4. Uniteti i popullit apo uniteti i hajduteve te leshelise. Ben trimin kryehajduti se ka gjet kete popull gomar.

  5. Miu i arave says:

    Ky palaço, këllira e politikës shqiptare, hajduti me patentë, veç të tjerash tani kërcënon hapur policët “që të rinë urtë” (ose të punojnë për LSI-në), sepse pas 26 qershorit, “mund të humbasin punën”… Kjo është dhe një kërcënim i tërthortë, për të gjithë punonjësit e adminitratës shtetërore, pjellë bastarde e kësaj bande (LSI), se n.q.se nuk votojnë e punojnë për LSI-në, do të humbasin punën…Më hapur se kaq, se kush është ai dhe partia (banda) e tij, nuk mund të tregohet… Shikoni fizikun dhe sidomos surratin e tij dhe kujtoni Frojdin… Dinakëria dhe ligësia e shpirtit, tepërojnë…!

  6. Alba says:

    Po kerkon Likja zbatimin e ligjit?! O Zot me mvaj mendjen e kokes…. Besoj se ligjon do ta vendos likja me bllok ne dore badhke me Turin, Gimin…dhe gjithe plehrat qe ka rreth vetes.

  7. Monika says:

    Ky do Jete kreshnik spahiu I radhes. Nje parti qe eshte ndertuar mbi interestin personal nuk esht alternative. InteresI I perbashket ne lsi nuk eksiston

  8. Moniqa vërra says:

    O Ilir, ti je nje felliqesire e papare, nje kriminel dhe hajdut i sprovuar, akoma kujton se njerezia ha bar dhe genjehen nga mufkat e tua. Ka rene kambana edhe per ty or katundar i vogel hipokrit

  9. Populli says:

    Je terbuar se me ne fund i erdhi fundi Kompanise VIP me emer LSI. J terbuar se nuk ke politika pervec sistemit Otoman te shperblimit me poste per kedo luftonte per Perandorine. Sistemi Otoman i LSI-se piu uje se populli shqiptar e ka akoma mikrobin e mercenarizmit dhe kete shfrytezove bukur. Por edhe perandorite kane fund sic paten fund funderrinat Otomane.
    Edhe Presidentin ne menyre Otomonistike e more, e ke enderruar dhe ke luftuar per kete dite. Te erdhi. Per shkak te Otomanizimit, nga i cili nuk jane cliruar akoma Shqiperia e shqiptaret. Otomanet e kishin edhe Sulltanin, edhe Sulltaneshen ne nje rang, tamam sic e ke bere ti me Kryemadhin. Kryemadhi do jete Sulltanesha de fakto e LSI dhe Sulltanesha nr.1 e vendit si e shoqja e Sulltanit
    Prandaj te duket vetja Sulltan. Por edhe Sulltanin e hoqi Parlamenti Turk dikur aty rrotull ne vitin 1907, jo me ty, ne vitin 2017.
    Prandaj qetesohu, mos u terbo aq shume, se gjerat kane logjiken e tyre. Edhe Sulltananti yt perendoi nje here e mire sipas kesaj logjike.
    Logjike Sulltanesh, po bravo se ke gjetur nje popull qe ka akoma otomanizem ne kulture!!!!
    Shko gjej prape ndonje minister si ai Prifti qe t’i kendosh bizneset qe do shese e do bleje per familjen tende.

  10. f says:

    Ilir Meta është shumë në hallë,prandaj lëshon thirrje si ai qeni që po ngordhë se do të mbledhë e armatosë popullin e Lezhës kundër komisariatit,kjo është përsëritja e sulmeve të S.Berishës.

  11. zaho says:

    Like floriri vetem kriminelet dhe vagabondet, po hajdutet cdo besh me ta?

  12. Kuq e zi says:

    Force e pare…..
    Hahaaa nga fillon numerimi??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje