“Nuk do të jeni më në Kuvend”, Bregu paralajmëron Bashën: Beteja sapo ka filluar. Së shpejti do bëhen publike shumë gjëra…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Deputetja demokrate Majlinda Bregu përshëndeti vendimet e seancës së sotme parlamentare duke thënë se ndjehet “mjaft optimiste tani që mori fund zvaritja e Vettingu-t.”

Ajo foli për miratimin e listave të anëtarëve të komisioneve të vetingut ku theksoi se do të dëshironte kandidatura më të mira. 

E pyetur se si ndjehet tani që ajo nuk do të jetë më pjesë e parlamentit, të paktën për katër vitet e ardhshme, Bregu tha se nuk i vjen mirë për këtë, duke shtuar se beteja sapo ka filluar.

“Sot mori fund zvarritja per muaj e muaj te tere, e votes pro Vettingut.

Mori fund edhe aventura politike me Vettingun e kujt betohej e sterbetohej se nuk do te votohej “nje projekt mafioz i nderkombetareve qe kerkonin t’ja linin drejtesine Edi Rames”.

Jam krenare qe kam punuar e jam perpjekur prej nje viti cdo dite pro reformes ne drejtesi te cilen e kerkonin shqiptaret dhe u munduan ta bllokonin politikanet!

Sigurisht qe nese nuk do te ishte mallkuar kaq shume vettingu, edhe kandidatet qe votuam sot do te kishin qene me te mire.

Me lejoni te falenderoj miqte e partneret e Shqiperise qe u perbalten dhe u fyen me lloj lloj epitetesh ne shqip e anglisht, vetem pse u bene bllok per te pastruar drejtesine ne Shqiperi.

Prej sot, jam e bindur se te fshehtat e atyre qe u munduan ta shtynin kete proces dhe e mbajten peng kaq gjate, do te jene shume shpejt publike.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

6 komente në ““Nuk do të jeni më në Kuvend”, Bregu paralajmëron Bashën: Beteja sapo ka filluar. Së shpejti do bëhen publike shumë gjëra…”

  1. Durrsakja si tatërr says:

    Maja je Zonje e rralle per ne qe te njohim e kemi punuar me ty. Grigjeria dhe putaneria do marrin fund 1 dit.

  2. Lida says:

    Bravo Majlinda,nje demokrate e vertete europiane !

  3. Paqesori says:

    Te ngjall me zor respekt kjo zonje ! Ka nje menyre shume qytetare te shtrimit te problemeve .
    Mezi pres te rikthehesh dhe te shikoj perseri ne foltore ! E meriton !

  4. spartaku says:

    Majlinda Bregu,eshte vertete nje deputete e moderuar e pd-ke.Jame kundra si bindje politike,por per hire te vertetes ajo ishte nje nga deputetet me te zonja,me vizion dhe qartesi politikodemokratike.Kur te gjithe,me ne krye Bashen,ishin kundra reformes me te dodmosdoshme, reformen ne drejtesi, e qe nuk donin t’a votonin ne Bruksel,ajo me trimeri,zgjuarsi,pa frike,votoi si nje shqipetare per te miren e drejtesise ne vendin ton.

  5. Sami says:

    Majlinda ti je e paster dhe ke bere me perkushtim detyren tende per integrimin europian te vendit. E ardhmja eshte me ty dhe gjithe demokratet e ndershem. Respekte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *