OPERACIONI/ Pranga hajdutit të bankomatëve që ishte shndërruar në tmerr për bankat, në kërkim shokët e tij

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një person është arrestuar ndërsa janë shpallur në kërkim tre të tjerë, për akuzën e  vjedhjes së bankomatëve.

Operacioni u kodua “Bankomat” dhe policia ka zbardhur 5 vjedhje bankomatesh të ndodhura në qytete të ndryshme.

Eshte arrestuar Ylli Gerra, 31 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu është bërë shpallja në këkim e shtetasve: N. G., 24 vjeç I. G., 30 vjeç I. G., 24 vjeç.

Për këta shtetas është arritur të dokumentohet me prova të mjaftueshme ligjore, se janë autorë të dyshuar të vjedhjeve të ndodhura:

Më datë 30.12.2016, ku kanë vjedhur një bankomat të një Banke të nivelit të dytë në Novoselë, Vlorë.

Më datë 08.01.2017, ku kanë vjedhur një bankomat të një Banke të nivelit të dytë në Berat.

Më datë 14.01.2017, ku kanë vjedhur një bankomat të një Banke të nivelit të dytë në Tiranë pranë Q.S.U.T.

Më datë 20.02.2017, ku kanë vjedhur një bankomat të një Banke të nivelit të dytë në Gjirokastër.

Më datë 11.03.2017, ku kanë vjedhur një bankomat të një Banke të nivelit të dytë në Patos, Fier.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqsor Tiranë, për veprat penale të “Vjedhjes së Bankave dhe Arkave të Kursimit“ e kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja“, parashikuara nga Nenet 136/2 dhe 134 të Kodit Penal.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “OPERACIONI/ Pranga hajdutit të bankomatëve që ishte shndërruar në tmerr për bankat, në kërkim shokët e tij”

  1. LORA says:

    Per mua bankomatet jane nje yshtje dhe akses I vertete per vjedhje.
    Nuk terheq kurre te holla ne bankomat,,,,vetem ne sportel,brenda bankes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *