Rrahja e aktivistit të LSI-së, Pjerin Ndreu: Akuzat ndaj PS, lajthitje

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu pa reaguar pas ngjarjes se rëndë që ndodhi gjatë natës, ku persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar kryeplakun e fshatit Rraboshtë të Lezhës, Gjovalin Gjini, i cili është mbështetës i LSI në këto zgjedhje.

Ndreu ka bërë një shënim në faqen e tij në Facebook, ku hedh poshtë aludimet se pas kësaj ngjarjeje fshihet PS.

Sipas tij, po bëhen përpjekje për t’u kacavjerrë pas një konflikti për të përfituar politikish.

“Po lexoj ne media ca deklarata te habitshme te disa eksponenteve te LSI Lezhe ne lidhje me nje dhunim qe ii ka ndodhe nje perfaqesuesi te tyre.

Lidhja e dhunimit me partine socialiste eshte ose lajthitje ose perpjekje per tu kacavjerre pas nje konflikti per te perfitu politikisht.

Nese kane fakte ti denoncojne. Partia Socialiste Lezhe i hedh poshte me neveri keto hamendesime dhe deklaron se ska asnje lidhje me ngjarjen ne fjale.

Turp per kedo qe manipulon ngjarje te tilla per te perfituar ndonje vote me shume. Policia te zbardhe ngjarjen duke thirre per te deshmuar dhe keta njoheist e autoreve dhe faktet qe ata kane. Gjovalinit sherim te shpejte”, shprehet ai.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *